Kronikë

Banda e grabitësve, çështja i kalon Krimeve të Rënda

grabitja_RinasGjashtë personat e arrestuar si autorë të dy grabitjeve në Rinas, do të hetohen më tej nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ata akuzohen për grup të strukturuar kriminal, veprime në kuadër të këtij grupi, vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë ditës së sotme, Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencën dhe dërgoi për hetime të mëtejshme pranë Krimeve të Rënda Fatjon Xhyliun, Neim Avdylajn, Ernest Kupën dhe Ditjon Memlikën.

Gjithashtu thuhet se katër të arrestuarit, dy të tjerët në kërkim, por edhe persona të tjerë të dyshuar, kanë vepruar me role të ndara dhe si një grup i strukturuar, si në grabitjen e Qafë-Kasharit, por edhe atë të shkurtit 2017, ku u rrëmbyen 3.2 milionë dollarë.

Si drejtues kryesor i grupit dyshohet Admir Murataj, me një të kaluar të pasur kriminale dhe njohje të hershme me Ilir Kupën, i njohur si pjesë e grupit të “Babagjyshëve”. Po i rrezikshëm konsiderohet nga policia edhe Jetmir Çerpja, i cili mendohet se ka krijuar lidhje me grupin në Greqi.

Sipas policisë, po hetohen edhe të paktën tre persona të tjerë të dyshuar si pjesë e sulmit në rrugën e Rinasit dhe që mendohet gjithashtu se kanë përgatitje ushtarake, sikurse Neim Avdylaj dhe Ditjon Memlika.

Nga rrëfimi i deritanishëm i Fatjon Xhyliut dhe Neim Avdylajt, konfirmohet deri më tani se ai që ka marrë pjesë në sulmin e blindave në të dyja episodet është Ernest Kupa, i cili nga ana e tij e mohon pjesëmarrjen në grup.

E. S/Shekulli Online/


Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

1 + 2 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM