Politikë

A ndihet e kërcënuar Vlahutin? Zbulohet vendimi “sekret” i qeverisë për shtimin e rojeve (Faksimile)


1 Nga 3 Foto


Me anë të një vendimi të mbajtur “sekret” për opinionin publik, qeveria shqiptare ka miratuar së fundmi një shtim të numrit të punonjësve të Gardës së Republikës të ngarkuar për ruajtjen e sigurisë fizike të ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin.

“BalkanWeb” ka mundur të sigurojë ekskluzivisht vendimin e qeverisë në bazë të të cilit mësohet se “qëllimi i këtij projektvendimi bëhet në kuadër të marrjes së masave të shërbimit për ruajtjen dhe mbrojtjen e Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri dhe rezidencës së tij, ku kërkohet domosdoshmërisht ndryshim në menaxhimin e forcave, ndryshim në mënyrën dhe planifikimin e kryerjes së shërbimeve, si dhe shtesë në limitin e përgjithshëm të punonjësve të Gardës së Republikës me 10 punonjës, përkatësisht 2 punonjës niveli i mesëm, oficer dhe 8 punonjës niveli ulët, nënoficer”, thuhet në relacionin e projektligjit të siguruar nga “BalkanWeb”.

Pavarësisht shpjegimit zyrtar që qeveria i bën vendimit, është ende e paqartë se pse ai është miratuar pikërisht tani. Pikëpyetje ka gjithashtu edhe për arsyen e një shtese kaq të madh të numrit të punonjësve të Gardës të ngarkuar për ruajtjen fizike të ambasadores së BE-së dhe rezidencës së saj të sapo blerë me vlerë 1.6 milionë euro. Mos Vlahutin ndihet e kërcënuar? Dhe nëse po, nga kush? /Balkanweb/

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

5 + 4 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM