Kronikë

Dorëzohen vullnetarisht 31 armë dhe 156 granata

dorezimi-armeve-597x350-1Policia e Shtetit ka deklaruar se vijon dorëzimi vullnetar i armeve në të gjithë Shqipërinë në kuadër të nismës “Shqipëria pa armë”. Bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 31 armë zjarri, 22.840 fishekë, 19 krehra, 156 granata si dhe 120 ndezës.

Konkretisht:
Qarku Berat - Dorëzohen nga banorët 5 armë zjarri, 7100 fishekë, 13 granata dhe 3 krehër.

Qarku Lezhë - Janë dorëzuar nga qytetarët 8 armë zjarri, 7 krehër dhe 520 fishekë.

Qarku Gjirokastër - Janë dorëzuar 3 armë zjarri, 29 fishekë dhe dy granata.

Qarku Korçë - Janë dorëzuar 4 armë zjarri dhe 13.170 fishekë, konkretisht.

Qarku Elbasan - Dorëzohen 3 armë zjarri dhe 150 copë fishekë.

Qarku Fier - Dorëzohen nga qytetarët në Fier dhe Mallakastër 2 armë zjarri dhe 1771 fishekë.

Qarku Shkodër - Dorëzohen nga banorët 2 armë zjarri, 100 fishekë, 138 granata, 120 ndezës granate, 5 krehër.

Qarku Vlorë - Janë dorëzuar vullnetarisht 4 armë zjarri, 3 granata dhe 4 krehër.

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë takimet sensibilizuese në të gjithë vendin në kuadër të ndërgjegjësimit për dorëzimin vullnetar të armëve.

Takimet po zhvillohen në të gjitha Njësitë Administrative, me të gjithë Kryetarët e fshatrave ku pjesë e këtyre takimeve janë bërë dhe nxënësit e shkollave të mesme, studentët si dhe stafet pedagogjike.
Krahas takimeve sensibilizuese,

Policia e Shtetit në të gjithë vendin po vijon fushatën e trokitjes derë më derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.

Policia e Shtetit vlerëson si shumë të suksesshme këtë nismë dhe në këtë kuadër falënderon të gjithë ata banorë që iu përgjigjën thirrjes duke dorëzuar vullnetarisht armët.

E. S/Shekulli Online/


Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

5 + 6 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM