Politikë

Ankesat për KED, Llalla i përgjigjet Xhafës: Është zbatuar ligji

llalla-adriatik-fq-1Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur sot letrës-ankesës së kreut të Komisionit Parlamentar të Ligjeve Fatmir Xhafaj në lidhje me emrat e propozuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Kryeprokurori Llalla thekson në letrën dërguar Xhafës se gjithçka është bërë në zbatim të procedurave që përcakton ligji.

Sipas kreut të organit të akuzës kandidaturat e propozuara janë bërë bazë të ligjit. Në fund, ai kujton se çdo interpretim dhe vlerësim mbi kushtetutshmërinë e procedurave të përzgjedhjes së kandidatëve të KED nga Prokurori i Përgjithshëm mund të jetë objekt shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese.

Xhafaj e konsideroi të hënën si të paligjshëm procesin e zgjedhjes së kandidatëve në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. /E.SH/

 

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

8 + 8 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM