Kronikë

Ndërron jetë legjenda e boksit, Todi Janku

  • Pandeli
  • 17 Shkurt 2017, 14:34
  • Përditësuar 14:34

1 Nga 3 Foto




Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 87-vjeçare legjenda e boksit shqiptar, Theodhor (Todi) Janku, mjeshtër i sportit dhe 12 vjet kampion në boks.

Todi Janku u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Ai është cilësuar si legjendar në sportin e boksit dhe shumë herë si “grushti i hekurt”.

Ish-boksieri ka patur një karrierë mjaft të suksesshme, dhe historia e tij ngjason me atë të filmit “Roki Balboa” me karakterin e Silverter Stalone-s. Todi Janku ka hyrë fillimisht në sport si një futbollist por më pas zgjodhi ringun. /P.Sh/

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

5 + 5 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM