Sport

Komisioni i Disiplinës dënon Bylysin dhe paralajmëron Partizanin

  • Pandeli
  • 17 Shkurt 2017, 14:14
  • Përditësuar 14:20
fshf-logo-e-resotKomisioni i disiplinës është mbledhur ditën e sotme ku dhe ka marrë disa vendime për ngjarët e ndodhura gjatë javë së fundit. Në këto vendime klubi i Partizanit mori paralajmërim. Ndërsa më poshtë keni vendimet e plota të Disiplinës

Vendimet e Komisionit te Disiplinës se FSHF date 17.02.2017:

1. Lojtari i KF “Korabi”, Alfred Zefi, për goditje me koke ndaj kundershtarit, në bazë të nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. F.K “Partizani”, paralajmërohet se rast përsëritje të fenomeneve të tilla do të jetë subjekt i masave ndëshkimore sipas Kodit te Disiplinës Sportive, bazuar në nenin 13 të KDS.

3. K.F “Bylis”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos zbatuar rregulloren, në bazë të Nenit 64/b dhe 65/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lek. Ne aplikim te nenit 136/1/a gjoba do te shlyhet ne masën 50%.

4. Trajneri i KF “Albpetrol”, Adriatik Kurti, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i KF “Këlcyra”, Hodion Selmani, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në
bazë të nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. KF “Butrinti”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS dënohet zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës. Në bazë të nenit 13 të KDS paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve do të përshkallëzohen masat disiplinore.

7. Lojtaret e KF “Sopoti B”, Arnold Rreshkja, Endri Goci, Jurgen Aliu dhe Uerd Poci, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, në baze te nenit 49/1.a te KDS, dënohet secili me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

8 + 3 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM