Njoftime PRINT

Njoftim

Njoftim

Subjekti: Thirrje për projekt propozime nga organizatat e shoqërisë civile rome dhe egjiptiane që veprojnë në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Berat

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Shqipëri, në kuadër të projektit  “Fuqizim Ekonomik dhe Social për Romët dhe Egjiptianët - shtysë për përfshirjen sociale”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe  zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë shpall thirrjen për projekt-propozime për  organizatat  e interesuara të  shoqërisë civile rome dhe egjiptiane që veprojnë në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Berat.

Projekt-propozimet do të përzgjidhen në përputhje me proçedurat e përcaktuara të UNDP-së. Propozimet duhet të dorëzohen brenda afatit të përcaktuar, në një zarf të mbyllur të shënuar qartë "Fuqizim Ekonomik dhe Social për Romët dhe Egjiptianët- shtysë për përfshirjen sociale”, në adresën e mëposhtme.

Për më shumë detaje, ju lutem referojuni linkut të mëposhtëm:

http://www.un.org.al/subindex.php?faqe=news&newsid=721

Datat/Afatet: Organizatat e shoqërisë civile rome dhe egjiptiane të interesuara duhet të paraqesin project-propozimet e tyre në adresën e mëposhtme, jo më vonë se 1 Mars 2017, ora 15:00. Organizatat e shoqërisë civile rome dhe egjiptiane të interesuara që mund të kenë paqartësi për mënyrën e aplikimit janë të ftuar të marrin pjesë në një sesion informues që do të mbahet  më 22 Shkurt nga 10:00-12:00 në adresën e mëposhtme.

Adresa dhe kontaktet për dorëzimin e project-propozimeve:

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten (në fillim të rrugës së ambasadave), Kati i Dytë, Tiranë, Shqipëri.

Tel: 00355(4)2250205, 2250224, 2250234

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

9 + 5 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM