Thellë

Vlahutin bombardohet për vilën luksoze dhe për “lidhjen” me Ramën (FOTO)

  • Isuf Kurtaj
  • 17 Shkurt 2017, 11:30
  • Përditësuar 11:30

1 Nga 2 Foto




Nga Isuf Kurtaj

Afera tashmë e shumëpërfolur e ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin për blerjen e vilës super luksoze në një zonë rezidenciale ka ngjallur reagime të forta jo vetëm në mediat vendase por dhe të huaja dhe ka gjasa që do të shndërrohet në një skandal të madh. Zërave të shumtë që akuzonin atë për lidhje me korrupsionin, i janë shtuar dhe ajo e vilës 1.65 ml euro. Për këtë të fundit kanë reaguar zyrtarë të Brukselit ku kanë shprehur shqetësimin lidhur me këtë çështje. Inberborg Graessle, kryetare e Komisionit të Kontrollit të Buxhetit në Parlamentin Europian i ka kërkuar llogari shefes së Shërbimit të Jashtëm në BE, Frederica Mogherini. Letra e eurodeputetes është nisur në 15 shkurt dhe përmban një listë me 11 pyetje të detajuara.

Në pyetjen numër 9, Graessle kërkon që Vlahutin të shpjegojë mbi punësimin në delegacionin e BE-së që është bërë për kushërinjtë e ministrave të qeverisë Edi Rama. Ndërkohë, dy ditë më parë dhe kryetarja e Forumit të Grave të Partisë Popullore Europiane, Doris Pack nuk hezitoi të komentojë akuzat që i janë bërë Ambasadores së BE-së në vendin tonë. Madje Pack tha se i ka kërkuar Parlamentit Europian të hetojë për këtë rast, në mënyrë që të zbulohet, nëse është vërtetë e përfshirë në afera korruptive për të cilat është përfolur.

“Në qoftë se ato që janë thënë për ambasadoren e BE-së, janë të vërteta, ndihem e turpëruar. Unë nuk e di, por në qoftë se janë të vërteta do të ishte turp i madh për BE-në, pasi ne po ju kërkojmë ju të luftoni korrupsionin dhe krimin, ndërsa dikush prej nesh është i përfshirë në diçka. I kam bërë thirrje Parlamentit, të hetojnë këtë çështje dhe në qoftë se është e vërtet të marrin veprimet përkatëse”, tha Pack.

Pyetjet e eurodeputetes për Mogerinin:

EEAS (Zyra e Veprimit të Jashtëm në BE) bleu një rezidence në zonën e shtrenjtë, në Tiranë. Jemi bërë me dije se çmimi i vilës prej 345 m2 ishte 1.65 ml euro që do të korrespondonin me vlerën 4780 euro për m2.

  1. A mundet Komisioni ti konfirmojë këto shifra sa më lart?

  2. Nëse po, cila ishte arsyeja për atë çmim për m2 meqenëse çmimi mesatar për pronë në të njëjtën kategori dhe në të njëjtën zonë, Rolling Hills, duket se varion 1000¬2000 euro për m2?

  3. Cila ishte arsyeja e blerjes së pronës së shtrenjtë në vend që të merrej ajo pronë ose një tjetër me qira?

  4. A është nisur një procedure prokurimi publik? Sa oferta janë marrë?

  5. A mund të na informoni mbi datën ekzakte të fillimit të negociatave për pronën e re dhe datën në të cilën është firmosur kontrata e blerjes?

  6. Kush i drejtoi këto negociata?

  7. A ka ndonjë hetim të OLAF në proces?

  8. A mundet ju lutem të listoni numrin e stafit (lëvizjet në staf) nga koha e nisjes (jo zyrtare) të negociatave deri në firmosjen e kontratës së blerjes?

  9. A është Zyra e Veprimit të Jashtëm në BE në dijeni mbi ndonjë të afërm të anëtarëve të qeverisë shqiptare që punojnë në delegacion?

  10. Në publik, shohim akuza për korrupsion ndaj një zyrtari të lartë të delegacionit. A mundet të na konfirmoni ndonjë hetim?

  11. A heton Zyra e Veprimit të Jashtëm të BE bashkë me Komisionin procedurat e rekrutimit?


Deputetja e PD-së flet për akuzat ndaj Vlahutin

Deputetja e opozitës, Majlinda Bregu në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka komentuar akuzat e fundit ndaj ambasadorit Donald Lu dhe asaj të BE-së, Romana Vlahutin. Ndryshe nga demokratët e tjerë, Bregu thotë se Lu dhe Vlahutin janë përfshirë në procese e reforma, pasi i ka lejuar klasa politike për shkak të mosbesimit që ka mes vetë saj. Sa për akuzat, ajo thotë se nuk u beson historive me diversantë që i duan të keqen Shqipërisë.

“Unë mendoj se ambasadorët e huaj janë shumë të përfshirë në çështjet tona se i kemi lënë ne, pasi kemi dyshime tek njeri-tjetri dhe mungesë konsensusi. Kjo i lë vend edhe hapësirë atyre. I kemi konsideruar gjithnjë si ndërmjetës për të na bërë të flasim me njëri-tjetrin. Pastaj këto filmat me diversantë dhe që na duan të keqen nuk i besoj”, tha Bregu. Sa i përket protestës së 18 shkurtit, Bregu shpreson që ajo të mos mbyllet me aq dhe qytetarët të ngrenë kauza më të mira se vetë opozita.

Petriti
Mir ore, kudo shikojme qe shahet Mogerini, por nuk po shikojme se cfar pergjigje jep vete Mogerini per kete ceshtje??????!!!!!!!!!!!!!!!!. Asaj perse spo i meret nje interviste dhe te shikojme se cthot ajo vete per kete???????!!!!!!!!!, -se keshtu, kur flitet e shahet vetem nga njera ane nuk me duket se behet vleresim i drejte.
Pa Emër
Me falni Vlahutin, jo Mogerini.

Shto komentin tuaj

4 + 2 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM