Thellë

Bursat në Tiranë, 650 nxënësit e studentët që fitojnë

Temat Kryesore

  • Zbardhen emrat e të rinjve që plotësojnë kriteret për të përfituar bursat e plota dhe të pjesshme në kryeqytet. Kush nuk frekuenton shkollën apo universitetet pa arsye, i ndërpritet menjëherë kuota
Bashkia Tiranës pritet të miratojë të hënën bursat për nxënësit dhe studentët për sezonin shkollor dhe akademik 2016-2017. Gazeta zbardh sot emrat, të cilët janë seleksionuar nga komisioni i vlerësimit, ku nga totali i përfituesve  (650), 570 prej tyre janë nxënës që studiojnë në shkollat profesionale të Tiranës. Sa i përket ndarjes së kuotave, për nxënësit “gjatë periudhës së zhvillimit të praktikës mësimore, ata që kanë përfituar bursë nga njësia bazë e qeverisjes vendore e përfitojnë atë edhe gjatë periudhës së zhvillimit të praktikës profesionale”, thuhet në relacion.

Bursa jepet në formën e kuotës ushqimore ose kuotës financiare në llogari bankare të nxënësit ose prindit.  Njësitë bazë të qeverisjes vendore realizojnë pagesën e bursës për nxënësit përfitues, vetëm pasi drejtorët e shkollave profesionale, konfirmojnë zyrtarisht brenda datës 5 të çdo muaji pranë njësive të qeverisjes vendore informacionin për frekuentimin  e shkollës për nxënësit që përfitojnë bursë. Nxënësve që nuk frekuentojnë mësimin apo nuk ndjekin praktikën profesionale pa arsye ligjore apo shëndetësore, u ndërpritet menjëherë bursa.

  Bursat në Tiranë, 650 nxënësit e studentët që fitojnë by JolaAlimemaj on Scribd



N.Gj


Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

9 + 7 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM