Extra

Fisi Baka, ku fëmijët nuk arrijnë të jetojnë më shumë se 5 vite (FOTO)


1 Nga 22 Foto




Ata janë të njohur si fisi Baka dhe jetojnë në pyjet e dendura të Afrikës perëndimore dhe qendrore. Ky fis shquhet për një shtat të vogël dhe ia kanë dalë të ruajnë ekzistencën e tyre ndër shekuj.

Ky set fotografik i rrallë vjen nga fotografi dhe gazetari Susan Schulman, i cili sjell detaje nga jeta e tyre.

“Baka dhe fise të tjera xhuxhe kanë një ekzistencë mijëravjeçare, nëpër pyjet e Afrikës, të shpërndarë në 9 shtete të ndryshme”, ka thënë Schulman.

Ai ka shtuar se gjuetia është mënyra nëpërmjet të cilës ata sigurojnë ushqim dhe bota e tyre është e përcaktuar prej pyjeve. Sipas gazetarit, rreth gjysma e fëmijëve nuk arrijnë të jetojnë më shumë se 5 vite, si pasojë e sëmundjeve, por edhe sepse shpesh humbin midis pyjeve të dendura.

Duke folur për muzikën e tyre karakteristike, fotografi e përshkruan kështu: “40 zëra femrash dhe 4 meshkuj që improvizonin baterinë me fuçi plastike. Ishte vërtetë magjike. Kurrë nuk kisha dëgjuar më parë”.

E. S/Shekulli Online/


Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

5 + 7 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM