Politikë

Koço Kokëdhima: Lidershipi i PS-së e ndan partinë me çifligje (VIDEO)

KokedhimaBotuesi dhe politikani Koço Kokëdhima ka shpërndarë në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” fjalimin e mbajtur përpara socialistëve të Elbasanit.

Kokëdhima shprehet se iu tha socialistëve të Elbasanit se lidershipi i PS-së e ndan partinë siç ndan institucionet e shtetit në çifligje ku sundon njëri a tjetri, ndërsa socialistët e thjeshtë janë vetëm për të bërë vota.

“Socialistëve të Elbasanit u thashë se lidershipi i PS-së e ndan partinë siç ndan institucionet e shtetit në çifligje ku sundon njëri a tjetri, ndërsa socialistët e thjeshtë janë vetëm për të bërë vota, as nuk dëgjohen, as nuk ndihmohen, as nuk pyeten dhe as nuk respektohen. Ata nuk zgjedhin. Ata vetëm urdhërohen. U solla atyre shembullin e takimit të liderëve të PS-së me drejtuesit e fushatës elektorale në Vlorë, ku u ankuan se kryetari i partisë dhe drejtuesit e tjerë, Andueli me shokë merren me intriga e thashetheme dhe nuk punojnë. Por burimi nga përhapet në parti kultura e intrigave, thashethemeve, shpifjeve dhe thikës pas shpine, është udhëheqja e Partia Socialiste në qendër, është kupola e partisë dhe qeverisë”, ka nënvizuar ndër të tjera në fjalën e tij Kokëdhima.



/D.Xh/

 

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

8 + 7 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM