Politikë

Mediet britanike: Futja e Shqipërisë në BE, lajm i tmerrshëm


1 Nga 26 Foto


Media britanike “Express.com.uk” ka shkruar një artikull, ku jep lajmin se Shqipëria, një vend i varfër në Ballkan është duke përshpejtuar procedurat për në Bashkimin Europian.

Sipas medies në fjalë, Shqipëria është një shtet i vogël dhe që ka një varfëri shumë të madhe e se po hyn në BE. Në artikull nënvizohet se derisa Shqipëria mund të jetë pjesë e unionit, Britania duhet të shpejtojë “Brexit”.

Artikulli i plotë në “Express.com.uk”:

Shqipëria ka hedhur një tjetër hap drejt integrimit për në BE. Parlamenti Europian ka votuar për “pro” për të përshpejtuar procedurat e këtij vendi të vogël ballkanik drejt integrimit në union. Kjo gjë ka shkaktuar zemërim te mbështetësit e “Brexit”.

Shteti i vogël në Mesdhe mund të nisë shumë shpejt negociatat për në Bashkimin Europian me anë të propozimeve kontraverse të miratuara nga ana e eurodeputetëve.

Politikanët në Bruksel kanë miratuar një raport, ku thuhet se vendi ish-diktatorial ka bërë hapa të rëndësishëm në reformat brenda vendit dhe është thuajse gati për të vazhduar bisedimet për të hyrë në bllok. Por skeptikët në Britani e kanë kundërshtuar këtë votim, duke thënë se ky është lajm i tmerrshëm për pjesën tjetër të Europës, për shkak se Shqipëria është ende një vend i mbushur me korrupsion dhe se kudo ndihet dora e krimit të organizuar.

Eurodeputetët në Strasburg kanë votuar në shumicë për të kaluar raportin e përkrahur nga ana e komisionerit Jean-Claude Juncker në BE, duke hequr një nga pengesat e fundit në bisedimet e pranimit. Dosja nuk nënkupton fillimin e bisedimeve të Shqipërisë për në BE në mënyrë të menjëhershme, por se eurodeputeti gjerman  Knut Fleckenstein tha se bisedimet mes shtetit shqiptar dhe BE-së mund të nisin pas zgjedhjeve të 18 qershorit.

Flekckenstein tha: “Duke filluar nga vera e vitit 2014 Shqipëria ka qenë një shtet kandidat për t’u anëtarësuar në BE dhe që atëherë shteti shqiptar ka qenë duke bërë përparim të vazhdueshëm. Ne nuk duhet që të shtyjmë vendimin për fillimin e negociatave për anëtarësim përsëri dhe përsëri”.

Në përgjigje të votimit, zëdhënësja e Punëve të Brendshme të UKIP Jane Collins tha se perspektiva e Ballkanit për t’u bashkuar në BE është një lajm i tmerrshëm për të gjithë, taksapaguesit në Europë.

Ajo shtoi: “Eurodeputetët janë duke injoruar sondazhet, të cilat tregojnë se njerëzit duan pavarësi nga BE-ja ose vende të tjera të kontinentit. Është një kthim pas i vetë BE-së nëse do të hapte negociatat për Shqipërinë. Sa më shpejt të bëhet reforma në drejtësi, e cila do të sillte progres”.

Deputetja e Yorkshire ka thënë ndër të tjera se përfshirja e mundshme e Shqipërisë në BE, do të sillte jo vetëm transferta të mëdha të hollash nga ana e tatimpaguesve britanikë, por edhe mundësinë e lirë të kriminelëve nga shteti ballkanik, kryesisht.

Ajo shtoi me të drejtë: “Nëse do të kishim kufi më të hapur me Shqipërinë dhe shtete si ky, ka mundësi të mëdha që kjo gjë të kthehet në shqetësim të madh për njerëzit në Britani”. Collins tha se ideja e “Brexit” është ideale, derisa BE pranon vende si Shqipëria.

Shqipëria renditet në vendin e 86 nga 176 vende për nga korrupsioni nga ana e organizatës ndërkombëtare “Transparency International”, duke bërë vetëm përmirësime të vogla me një vit më herët më 2015, kur renditej në vendin e 88 nga 168 vende.

Zonja Collins shtoi: “Si mund të qëndrojnë në një bllok shtete si Danimarka, Suedia, Britania e Madhe, që janë në ajkën e shteteve ku nuk ka korrupsion, me një shtet të mbytur nga aferat dhe krimi si Shqipëria”. Ndërsa, eurodeputeti bullgar në BE Ilhan Kyuchyuk tha se Shqipëria e meriton anëtarësimin, duke e mbrojtur këtë shtet.

Ai tha: “Ne duhet të pranojmë rolin e Shqipërisë për stabilitetin rajonal dhe për përqasjen e saj të plotë me BE-në, duke treguar përkushtim të plotë ndaj reformave të Bashkimit Europian. Si anëtar i Parlamentit Europian nga një vend ballkanik e mbështes plotësisht vijimësinë e Shqipërisë në rrugën e unionit. Gjatë vitit të kaluar, Shqipëria ka bërë progres në disa fusha, gjë e cila i dha arsye Komisionit Europian për të rekomanduar hapjen e negociatave për anëtarësim”.

Duke folur për raportin e tij, të miratuar unanimisht nga Komiteti i Jashtëm i Parlamentit të BE-së muajin e kaluar, zoti  Fleckenstein tha se donte që të shihte fillimin e bisedimeve, sa më shpejt të jetë e mundur.

Ai shtoi: “Siç është thënë, në Shqipëri ka nisur zbatimi i reformës në gjyqësor dhe kjo gjë bën që negociatat të shpejtohen. Me të vërtetë, dëshiroj që Këshilli i Europës të bjerë dakord me hapjen e negociatave për Tiranën zyrtare”.

Negociatat do të duhet të nënshkruhen zyrtarisht nga ana e Këshillit të BE-së, që është i përbërë nga krerët e  28 vendeve anëtare. Gjithashtu, eurodeputetët kanë debatuar edhe për rrugën për në BE të Bosnjë Herzegovinës, shtet që është më larg në këtë rrugë sesa fqinjët e saj ballkanikë.

Eurodeputetët (Eurokratët) kanë konfirmuar më herët se ka vende që do të jenë gati për t’iu bashkuar BE-së, përpara se zoti Juncker të mbarojë mandatin në vitin 2019. Kujtojmë se bisedimet me Kroacinë zgjatën për 10 vjet, derisa shteti kroat u bë pjesë e BE-së më 2013.

/D.Xh/

 

Alban
Xhelozat! Ju thaft goja o egoista. Vetem per veten mendojn keta edhe per cajin. Vendi tyre vetem shi dhe re ka. Nuk e kuptoj si mundet njeriu me jetuar ne nje bote gri. Vendi yne eshte plot me diell dhe shqiponja, kurse atje si krimba ne uje jane bere. Ihihihuh
Alb
UKIP i shan te gjithe europianet pa perjashtim... nuk e pelqen bashkimin europian se eshte Gjermania ajo qe udheheq, dhe si Britanik qe kane pasur gjysmen e botes nen kontroll nuk i pelqen te marri urdhera nga Gjermania. Europa do shkrihet perpara se te hym ne... nejse duhet rrespektuar tjetri aq sa te rrespekton qofte Britanik afrikan apo Gjerman..
Pa Emër
shqiperia nuk eshte strehe e krimineleve .

Shto komentin tuaj

4 + 2 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM