Rajon

Mediet serbe: Shqipëria dhe Kroacia, bashkë kundër Serbisë

kodheliMediet serbe kanë shkruar sot rreth një kërkese të përbashkët të bërë nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe të Kroacisë, me anë të së cilës kanë kërkuar mbështetjen e NATO-s për të transformuar Forcat e Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Këtë plan, mediet serbe e kanë konsideruar si “bashkim të Shqipërisë dhe të Kroacisë kundër Serbisë”.

Lidhur me ngjarjen, mediet në Serbi nënvizojnë se ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë Mimi Kodheli dhe homologu i saj kroat Damir Krstisevic i kanë shkruar sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stolenberg për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Po sipas medieve serbe, deklarata e përbashkët e ministrave të Shqipërisë dhe të Kroacisë “dëmton Serbinë”, e cila e konsideron Kosovën si pjesë të saj.

/D.Xh/

 

 

shekulli
E fitojm luften me Serbine dhe pa ndihmen e Kroacis se Titos.
Alban
Endrra me pras ne b...th vazhdon akoma per serbeet

Shto komentin tuaj

6 + 9 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM