Rajon

Shqiptarët e Maqedonisë konsiderojnë Turqinë vend më mik se Shqipërinë

Shqiperi-MaqedoniNga një sondazh i kryer në Maqedoni ka rezultuar se shqiptarët në kë vend konsiderojnë Turqinë vend më mik se Shqipërinë.

Pas publikimit të rezultateve të anketës të realizuar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), Agjencia “PROSPEKT” dhe “TV TELMA” rezultatet tregojnë se Turqia mbetet vendi më mik për Maqedoninë.

Te shqiptarët, Turqia ka më shumë mbështetje madje se edhe Shqipëria. Rreth 17 për qind të anketuarve shqiptarë janë shprehur se shteti më miqësor për Maqedoninë është Turqia, për SHBA-të janë shprehur 10.7 për qind, e treta Shqipëria me 10.2, Gjermania me 7.6, BE dhe Rusia me 4 për qind.

Tek maqedonasit Turqia është vendi i parë më miqësor me 12 për qind, e dyta Rusia me 11.4, SHBA-të me 5.9, Serbia 4.9, Gjermania 4.5, ndërsa BE me 1.4 për qind.

Tek votuesit e VMRO, Rusia mbetet në vendin e parë, rreth 16 për qind e votuesve të partisë së Gruevskit thonë se Rusia është shteti më miqësor për Maqedoninë, e dyta radhitet Turqia me 15.5 për qind, Serbia me 6, SHBA-të me 4.7, si dhe Gjermani me 3.4 për qind.

Tek votuesit e LSDM, mbështetja për Rusinë është dyfish më e vogël se sa në VMRO. Rreth 14 për qind e votuesve të LSDM-së mendojnë se shteti më miqësor është Turqia, e pasuar nga SHBA-të me 12.1 pastaj Gjermania me 10.3 për qind, Serbia 6.9, si dhe Shqipëria me 2.6 për qind. /E.SH/

Mark.uk
Eshte gjeja ma e leht per ta kuptuar,se ata jan edhe vete turq,po fatkeqesisht flasin shqip.
Mark.US
Me mire qe t'i shikosh papavatikanistet tu qe dalin neper rruget e botes e thuajne si jane italiane greke apo te tjere. Nuk eshte aspak e vertet, po propagande maqedono-serbe. Pyeti ti djemt e sllupcanit e vendet e tilla qe sakrifikuan per bashkim me memedhe ca mendojne dhe do te mahnitesh. Sa per pjellen serbo-turko-bulgaristane, si pershembull adrian gaxha, ne nuk kemi nevoje aspak ata te quajne veten shqiptar. Jane denarista ata, dhe se shpejti do i qerojme hesapet me ta.
Alb
Nuk e besoj...nuk mund ti krahason asnje vend me vendin tend... sado ti kete ndihmuar Turqia, prape nuk mund ta vesh Turqine perpara Shqiperise, vetem po te jesh turk se ndryshe nuk ka kuptim, nejse jeta vazhdon... nqs shqiptaret ndihen me teper turq se shqiptar... te hikin ne turqi.
s.a
<p>Ankete, sondazh i manipuluar i mediave sllavo maqedonase. Keto shkrime as qe duhet lexuare komentuar por te momentin e pare njeriu provokohet.</p>
kurbini
Eshte e vertete se ato jane turq dhe flasin shqip . kam qane ne shkupe dhe kam krujuar nje mendim te tille vite me pare.
lemi
Fal Turqise sot kemi kombin dhe gjuhen,mos te ishte Turqija shumica e kombit do te perfundonte ne Shumadi sepse asimilim do te ishte per shumicen,pastaj prej debimeve te popullit prej viteve 1880 shumica shqiptare gjeten strehim ne Turqi,e dij qe minoritart jan kunder,po ne qdo vend vendos shumica,un e dij qe historija e shtrembuar shqiptare e shkatrroj kombin,po ishalla do te rregullohet,sepse historija e shqiptarve eshte ndryshe ne shtetet perreth,vetem ne jemi mbshtetur ne mite dhe rrena dukje ju besu,po ta shiqojsh TV Arte ku behet fjale per sulmin ne shkoder(fotot e verteta) njeri bindet qe kemi histori te rreme,duke e pare minoritetin shqipfoles duke granatu Shkodren per 5 grosh mirditje,ne interesa te serbve dhe malazezve(kete e verteton edhe shkrimtari malazez Dr Prof Novak Kilibarda ne librin e tij"Agresija na Albaniju" fjala eshte per koridorin serb per ne detin Adriatik,ku kjart shifen me plisa te bardhe,ish srbofolsit tash shqipfolsit te cilet vetem ne kohen e Enverit e deshten me dhune shqiprine.

Shto komentin tuaj

4 + 1 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM