Rajon

Politikani serb: Serbisë i duhet një president që njeh Kosovën

Cedomir_JovanovicKryetari i Partisë Liberal-Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviç, ka thënë se Serbia ka nevojë për një president që do të shkurtojë nyjën gordiane të problemit të Kosovës duke thënë se Kosova është e pavarur.

Ai në një konferencë për media të mbajtur në Beograd ka shtuar se vendit të tij “do  t`i duhej një udhëheqës që do t`i ndryshonte marrëdhëniet në rajon, i cili do të thoshte se Serbia ka nevojë për anëtarësimin në BE dhe jo vetëm për vlerat evropiane dhe të hapë kapitullin e anëtarësimi në NATO”, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

Jovanoviç duke komentuar kandidaturën e kryeministrit aktual Aleksandar Vuçiç  për president të Serbisë ka deklaruar se “ky vendim është rezultat i dëshirës së tij për të konsoliduar pushtetin e vet” dhe  siç tha ” homogjenizimit të koalicionin qeverisës si dhe t`i sjellë disfatë të forcave demokratike”.

Liberal-demokrati serb theksoi po ashtu se vendimi i Vuçiç nuk ishte befasi dhe “se qëllimi i tij ishte i qartë dhe se nuk kishte vend për dilemë” Ai përsëriti thirrjen ndaj Sasha Jankoviç dhe Vuk Jeremiç për të rënë dakord mbi një kandidat presidencial të përbashkët të forcës civile.

“Unë jam i gatshëm të bëjë çdo gjë, le të më thonë se çfarë duhet bërë”, ka thënë Jovanoviç, duke shtuar se është logjike që  koalicioni qeverisës të dal me një kandidat, kurse opozita të nxjerrë në pah kandidatin e vet. /Klan Kosova/

/D.Xh/

 

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

1 + 4 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM