Rajon

Vazhdon riatdhesimi: 50 shqiptarë dëbohen nga Beneluksi


BeneluksiMë shumë se 50 shqiptarë, pa leje qëndrimi, do të kthehen sot në Shqipëri nga Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu. Ata do të kthehen në aeroportin e Tiranës

Pas një operacioni të organizuar nga Belgjika në koordinim me Frontex do të riatdhesohen në Shqipëri, 52 azilkërkues të cilët qëndronin me dokumente të parregullta në Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg. Policia bën me dije se ata do të mbërrijnë sot në aeroportin e Rinasit.

Ata do të shoqërohen nga punonjës të Policisë Kufitare Shqiptare për në Tiranë. Ndryshe, të gjithë azilkërkuesit nga Shqipëri, Kosova dhe e vendet tjera ballkanike që qëndrojnë pa leje qëndrimi në BE, do të riatdhesohen. /albinfo.ch/

/D.Xh/

 

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

6 + 1 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM