Kronikë

Grabitja në Rinas/ Policia në gjurmët e 2 autorëve, gjenden 2 tenxhere me para (FOTO)


1 Nga 8 Foto


Policia e Shtetit ka deklaruar se ka vijuar edhe gjatë natës operacioni i koduar “Patriot”, në Tiranë dhe në disa qarqe, për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim lidhur me grabitjen e ndodhur pak ditë më parë në Qafë-Kashar.

Sipas një njoftimi zyrtar të policisë, në Vlorë u gjetën në një ambient të jashtëm të groposura dy tenxhere me presion të mbushura me kartëmonedha paund, dollarë amerikanë, australiane, kanadeze si dhe euro.

“Në Vorë te servisi i familjes Murataj u gjet një kasafortë me një sasi eurosh e dollarë. Kontrollet kanë vijuar në disa banesa, hotele e lokale në Prezë, Vorë, Farkë, në Vlorë, Lushnjë etj”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Gjithashtu bëhet e ditur se operacioni vijon qoftë për gjetjen e provave të tjera materiale ashtu edhe për kapjen e personave të përfshirë në këto ngjarje.

Edhe një ditë më parë, Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit “Patriot”, pas hetimeve intensive, zbuluan , dokumentuan dhe arrestuan autorët e dy grabitjeve të vlerave monetare bankare në transport, në aksin Tiranë- Rinas.

Policia ka dokumentuar implikimin e të paktën 6 shtetasve të mëposhtëm në këto 2 ngjarje:

-Fation Xhyliu , 33 vjeç, lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish punonjës në Shpsf “Rogat”

-Ditjon Memlika, 31 vjeç, lindur në Tepelene dhe banues ne Tiranë, ish efektiv në forcat ushtarake

-Neim Avdulaj, 28 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish ushtar profesionist në forcat ushtarake te Zallherrit.

-Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat.

U shpallën në kërkim shtetasit me iniciale M.A., dhe Ç.A. dhe po punohet për kapjen e tyre.






E. S/Shekulli Online/


kasemi
Si loje cilimijsh po paraqitet vjedhja e kapja e banditeve.Po nje pietje kisha nga salla po paret , paret u gjeten apo jo?Ha ha 10 thase ne dy tenxhere.
SHTEGTARI
TE PERSHENDES ZOTI KASEM PER FJALET E PAKTA E TE SAKTA POR DUHET TE DISH SE KREJT SHTETI SHQIPETAR E KOSOVA JANE LODRA KALAMAJSH NDAJ SHQIPERIA MBETET PERHER NE VITIN ZERO

Shto komentin tuaj

3 + 6 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM