Thellë

Dënimet, rrezikojnë 6 deputetë

Temat Kryesore

  • Tepelena, Poliçani dhe Pogradeci rrezikojnë kryebashkiakët
  • Prokuroria pret përfundimin e procesit, ndërsa Armando Prenga dhe Mhill Fufi janë pjesë e listës
Nga Nikoleta Kovaçi

Janë 6 deputetë dhe tre kryetarë bashkish, që do t`i nën shtrohen procesit të dekrimi nalizimit. Ata janë bërë objekt kohëve të fundit ndërkohë që mësohet se sinjalet, për disa prej tyre  kanë ardhur edhe nga jashtë vendi. Edhe pse dje, sapo ka dalë lista me emrat e zyrtarëve të lartë që janë
subjekt i këtij ligji, disa prej tyre kanë hedhur poshtë të gjitha informacionet, është Prokuroria e Përgjithshme e cila bën me dije se ka nisur verifikimet prej disa ditësh për të gjithë, ndërsa ka emra të tjerë në rangje po kaq të larta që po verifikohen sërish. Në krye të listës gjendet deputeti i PS-së, tashmë i pavarur, Armando Prenga, emri i të cilit u bë i njohur pak kohë më parë për një sherr banal ku në të u përdorën edhe armët. Po ashtu janë në këtë listë edhe pesë deputetë të tjerë, ndërsa sipas të dhë- nave bëhet me dije se janë edhe kryebashkiakët, ndër ta kreu i bashkisë së Tepelenës, i Pogradecit dhe i Poliçanit! Ndërkohë, priten të listohen edhe disa kryebashkiakë të tjerë, por sipas të dhënave do të jetë KQZ-ja, që do të transmetojë të dhënat shtesë, që i duhen organit hetimor për të arritur në konkluzionin e duhur, ashtu siç u veprua edhe me tre zyrtarët e tjerë, mes tyre dy deputet Përparim Spahiu dhe Dashamir Tahiri dhe një kryebashkiak, Elvis Rroshi, për të cilin PD akuzon se vijon të dalë edhe në publik sërish si të ishte kreu i bashkisë edhe pse është i shkarkuar!

Verifikimi

Sipas burimeve, bëhet me dije se Prokuroria e Përgjithshme vijon të hetojë zyrtarët e lartë të cilët dyshohen për shkelje penale e si pasojë rrezikojnë të jenë edhe subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Organi qendror i akuzës ka hartuar një listë të re ku gjenden emrat e 9 politikanëve, 6 deputetë dhe 3 krerë bashkish, disa prej të cilëve të përfolur edhe më herët publikisht për shkelje të rënda penale në shtete të tjera. Nga radhët e deputetëve, bëhet fjalë për Artan Gaçin, Armando Prengën, Gledion Rehovicën, Aqif Rakipin, Omer Mamon dhe Mëhill Fufin, të gjithë të maxhorancës qeverisëse. Ndërsa sa i përket krerëve të bashkive që po hetohen ata janë Eduart Kapri, bashkia Pogradec i zgjedhur nga PD, Tërmet Peçi, bashkia Tepelenë dhe kreu i bashkisë Poliçan, Adriatik Zotkaj. Nga 9 zyrtarët që janë nën hetim, Eduart Kapri dhe Mëhill Fufi i përkasin opozitës, megjithëse ky i fundit është i përjashtuar nga grupi i Partisë Demokratike, pas votës së tij pro për një nga shtatë ligjet e drejtësisë të cilën Partia Demokratike e llogariti si votues të shumicës.

Organi i akuzës e ka zgjeruar rrethin e hetimit duke përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar në KQZ disa shkresa me përmbajtje të njëjtë për 9 funksionarët publikë, duke kërkuar informacion se në çfarë stadi verifikimi janë formularët e tyre të dekriminalizimit ku përfshihen edhe formularët e vetëdeklarimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka humbur kohë dhe i është përgjigjur prokurorisë ditën e hënë ku thuhet se 6 ligjvënësit dhe 3 kryebashkiakët nuk janë në pozitat e humbjes së mandatit. Procesi i mbledhjes së informacioneve nga KQZ-ja është kryer prej disa muajsh, kur u bë edhe mbledhja e formularëve të deklarimi, të cilët më pas i kalojnë prokurorisë, si institucioni i vetëm juridik për hetimin e të shkuarës së këtyre zyrtarëve jashtë kufijve të vendit. Zyrtarisht nga Prokuroria e Përgjithshme bëhet me dije se ka pasur indicie të ndryshme ndërkohë që do të pritet përfundimi i verifikimit për të parë konkretisht se në çfarë pozite penale janë personat e lartpërmendur. Në ditët në vijim, Prokuroria dhe KQZ-ja do të grumbullojnë materialin që iu duhet për këto 9 subjekte ndërsa pritet edhe një tjetër grup nga drejtuesit e pushtetit lokal që do të goditet nga ligji i dekriminalizimit.

Lista

Deputetët
Gledion Rehovica                                             Lëvizja Socialiste për Integrim
Artan Gaçi                                                          Partia Socialiste
Armando Prenga                                              Deputet i pavarur (Partia Socialiste)
Aqif Rakipi                                                         Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet
Omar Mamo                                                      Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet
Mëhill Fufi                                                         Deputet i pavarur (ish-depueti Partisë Demokratike)

Krerët e Bashkive
Eduart Kapri                                                     Kryetar i bashkisë Pogradec, PD
Tërmet Peci                                                       Kryetar i bashkisë Tepelenë, PS
Adriatik Zotkaj                                                Kryetar i bashkisë Poliçan, PS

Kapri: KQZ ka konfirmuar pastërtinë time

Kreu i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, mohoi dje të ketë pasur probleme me të shkuarën e tij, ndërsa shprehet se KQZ-ja ka konfirmuar vërtetësinë e fakteve që ka deklaruar në formular. “Kur kam vendosur të kandidoj për kryetar bashkie në Pogradec, ligji ka qenë në fuqi, dhe sigurisht nuk ka qenë pengesë për mua. Jam i hapur për çdo verifikim ndërkohë që KQZ ka konfirmuar vërtetësinë e çdo të fakti në formular. Nuk kam pasur asnjë problem në të kaluarën time, dhe me besim të madh jam se s’do kem as në vazhdim, sepse e kam vendosur të mos bëhem asnjë ditë pjesë e asnjë krimi. Ajo për të cilën nuk jam i hapur, janë mashtrimet, trillimet dhe intrigat politike”, tha Kapri. Ai më tej tha se do të jetë vetëm me PD-në, duke përgënjeshtruar lajmin e një afrimi të mundshëm me LSI-në.

Peçi: Pas akuzave qëndron PD-ja

Kryebashkiaku socialist i Tepelenës, Tërmet Peçi, mohoi akuzat se ka qenë i dënuar jashtë Shqipërisë, ndërsa u shpreh se pas akuzave qëndron PDja. Në një reagim për mediat, Peçi tha se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar, ndërsa i vetmi penalitet ndaj tij, është një gjobë për makinën. “Nuk kam qenë asnjëherë as i dënuar dhe as në arrest shtëpie. Figura ime nuk cenohet nga dekriminalizimi. S'kam qenë i dënuar as në kohën e Enverit, as tani. Kam deklaruar në formular një gjobë që kam prej automjetit. Kam pasur një gjobë 150 mijë lekë të reja. Kjo nuk ka të bëjë me dekriminalizimin. Mandatin ma heq vetëm komuniteti që më ka zgjedhur. Tashmë fushata zgjedhore ka nisur, ndoshta ngaqë e kanë problem jugun”, tha Peçi.

Gaçi: Jam i pastër, s'kam bërë asnjë shkelje

Deputeti i PS-së, Artan Gaçi, reagoi i habitur me hetimet e organit të akuzës ndaj tij, duke theksuar se nuk ka bërë asnjë shkelje në jetën e tij. “Sot u njoha me një lajm që prokuroria po kryente verifikime mbi mua dhe disa deputetë e kryebashkiakë të tjerë me pretendimin se mund të ishim subjekte të ligjit të dekriminalizimit. U surprizova shumë që emri im ndodhet në atë listë pasi në jetën time nuk kam bërë kurrë asgjë të paligjshme dhe aq më pak ndonjë nga veprat e ligjit. Asnjëherë në jetën time nuk jam ndaluar, asnjëherë arrestuar, dhe asnjëherë gjobitur a dënuar për asgjë as këtu, dhe në asnjë vend të Europës a më gjerë”, thuhet në deklaratën për mediat të deputetit socialist. Më tej Gaçi, thekson se nëse do të kishte pasur probleme me ligjin, “nuk më kishin lejuar të hyja e të dilja me dhjetëra herë nëpër vizita zyrtare në senatin italian, bashkitë e shumta në Itali etj”.

Rakipi: Prokuroria nëse ka fakte, të flasë

Edhe deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi i cili ndodhet në listën me emrat që Prokuroria po i heton në kuadër të zbatimit të ligjit të dekriminalizimit, ka reaguar pas publikimit të lajmit. Ai tha se është ‘i pafajshëm’ dhe nuk ka bërë asgjë. “S’di të kem bërë asgjë, Prokuroria t’i bëjë verifikimet. Prokuroria le të dalë në konkluzion po të ketë gjë. Kanë kaq kohë me ketë punë, po të kishin gjë e kishin dhënë. Unë nuk kam asgjë për të fshehur”, është shprehur Rakipi.

“Drejtësia”, PE: Dënoni zyrtarë të lartë

Parlamenti Europian ka diskutuar të martën në seancë plenare projek trezolutën për Shqipërinë, të para- - qitur nga eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein. Eurodeputetët kanë diskutuar rreth 45 pikave në përmbajtjen e projektrezolutës, por si kushte kryesore për çeljen e negociatave të anëtarësimit mbetet zbatimi i Reformës në Drejtë- si dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe ndershme më 18 qershor. Sa i përket drejtësisë, eurodeputetët kanë thënë se duhet të shohin rezultate konkrete me ligjin e dekriminalizimit. Në rezolutë kërkohet të përjashtohen nga listat e kandidatëve për deputetë të inkriminuarit, kërkohet transparenca dhe auditi për financimin e partive politike. Gjithashtu, bëhet thirrje të dërgohen para drejtësisë politikanët e inkriminuar.

“Besueshmëria dhe efektshmëria e të gjithë procesit të Reformës në Drejtësi varet nga realizimi praktik i ‘vetting’-ut. Pa rivlerësimin e anëtarëve të Gjyqësorit nuk do të ketë një reformë serioze në drejtësi. Zbatimi i plotë i Reformë në Drejtësi duhet të ndjekë paralelisht negociatat e kapitujve të anëtarësimit. Po ashtu duhet të kemi zgjedhje të pastra parlamentare në Shqipëri, blerja e votave në një vend që shkon drejt integrimit europian është e paimagjinueshme. Gjithsesi, duhet të pranojmë që Shqipëria ka bërë më shumë se vendet që u janë hapur aktualisht negociatat”, tha eurodeputeti Knut Fleckenstein. Ndërkaq, komisioneri Hahn tha se Komisioni Europian do të rrisë mbështetjen teknike për zbatimin e reformës në drejtësi, ndërsa theksoi se Shqipëria të dëshmojë raste konkrete hetimesh, gjykimesh dhe ndëshkimesh në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha nivelet. “Korrupsioni në nivele të larta shtetërore do të duhet të përballet në mënyrë më efektive, duke rritur numrin e rasteve nën hetim. Trupat e ‘vetting’-ut kanë nisur veprimin dhe progresi i qëndrueshëm në këtë fushë do të bënte të mundur hapjen e negociatave”, tha komisionari për zgjerimin, Johannes Hahn.


Pa Emër
Ku jane emrat e peshkaqeneve Mos u merrni me milingona se ne ate vend asht bo kredia me miljarda euro ju merri me ata qe kan mbajtur familjen me vjedhje se ne shqiperi nuk jetohet pa vjedhje dhe maskarallik prandaj merruni me ata qe kan vilat nga 10 miljonce eurosh lerini milingonat rehat se keni kohe
Pa Emër
Filloni qe nga vitet 1991 e deri sote te bani verifikimin e cdo punonjesi te administrates duke filluar qe nga kreret e shtetit qe kan udhehequr tash 25 vite Dhe do zbuloni thesaret e fshehura te shqiptareve te varfer dhe do habiteni se miljarda asht vjedhur ne ate popull fukara
Alban
E mbyten Shqiperine hajdutet. Futini brenda dhe kalbini se e meritojne burgun perjete.

Shto komentin tuaj

1 + 9 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM