Kronikë

Grabitja në Rinas/Arrestohet një i dyshuar për grabitjen e 3.2 mln dollarëve

1486654650_grabitja1Një nga bashkëpunëtorët e grabitjes të ndodhur në rrugën e Rinasit, ku u vodhën 3.2 milionë dollarë të një banke të nivelit të dytë në dy automjetet e “Jaguar Security”, ka përfunduar në prangat e policisë.

Policia zotëron prova të mjaftueshme se shtetasi me inicialet F. GJ., nga Lushnja, është një nga bashkëpunëtorët e grabitjes, shkruan “BalkanWeb”.

Kjo e fundit shkruan se prej tre ditësh ai mbahet në komisariat, në izolim dhe pa pasur mundësi të kontaktojë me familjarë apo avokatë.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati, i cili është kontaktuar nga familja. Prej momentit të ndalimit ai nuk ka mundur ta kontaktojë klientin e tij.

Avokati do të takojë shtetasin F. GJ., përpara marrjes së masës së sigurisë, e cila do jetë një seancë sekrete në gjykatë për vetë rrethanat e çështjes dhe rëndësinë e hetimit.

Policia e Tiranës e shoqëroi F. Gj. 3 ditë më parë bashkë me të vëllanë, por dyshimet më të forta bien mbi të, kështu që të gjithë të dyshuarit e tjerë janë liruar.

Nga verifikimet që janë kryer nëpërmjet antenave të telefonisë celulare, ka rezultuar se të dy vëllezërit kanë qenë të pranishëm 30 minuta para dhe pas grabitjes, në zonën përreth Qafës së Kasharit dhe Rinasit, ndërsa njëri prej tyre është punonjës i një policie private.

Sipas hetimeve, grupi i personave që kryen grabitjen e 3.2 milionë dollarëve në rrugën e Rinasit, më 9 shkurt 2017, ka përdorur veshje me mbishkrimin “Policia”. Ky fakt është bërë me dije nga deklarimet që u janë marrë gjashtë efektivave të policisë private, që shoqëronin vlerën monetare në dy automjetet e “Jaguar Security”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë drejtuar Gjykatës së Tiranës, për caktimin e masës së sigurisë ndaj të akuzuarve, Policia e Shtetit ka qenë e informuar në lidhje me lëvizjen e shumës së parave. Në kërkesën drejtuar Gjykatës, Prokuroria e Tiranës ka zbardhur krejt dinamikën e ngjarjes së ndodhur më 9 shkurt në rrugën drejt aeroportit.

 

E. S/Shekulli Online/


Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

2 + 1 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM