Gastronomi

Reçel ftoi

recelPërbërësit

4 kg ftonj

2 kg sheqer

2 gota ujë

1 lugë lëng limoni

Përgatitja

Qërojmë ftonjtë dhe i presim në copa të vogla. Më pas i hedhim në një enë me ujë, që të mos nxihen dhe pasi i shpëlajmë i hedhim në tenxhere. Shtojmë sheqerin, 2 gota ujë dhe e lëmë të ziejë për 2 orë e gjysmë në zjarr të ngadaltë. Dhjetë minuta para se ta heqim nga zjarri, shtojmë lëngun e limonit dhe e lëmë të ziejë. Pasi ftohet, e ndajmë në vazo qelqi.

 

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

7 + 8 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM