Gastronomi

Speca me gjizë dhe kos

specaPËR 6 PERSONA:

6 speca shumëngjyrësh,
1 tufë qepë të njoma,
3-4 kokrra domate,
500g gjizë,
200ml kos,
1 tufë majdanoz,
1 tufë kopër, kripë, piper sipas dëshirës.

Përgatitja
Specat i pastrojmë duke mos ua prishur formën dhe i lëmë mënjanë. Bashkojmë gjizën me kosin, shtojmë kripë, piper, pak majdanoz, pak kopër. Mbushim specat me përgatitjen e mësipërme dhe i fusim në furrë pasi i spërkasim me pak vaj ulliri. Në një tigan skuqim me pak vaj ulliri qepët e grira hollë, shtojmë kubikët e domateve dhe majdanozin, koprën, pak kripë e piper. Në momentin që specat kanë marrë ngjyrë i nxjerrim nga furra dhe u shtojmë sipër përzierjen e domateve dhe qepëve. Konsumohet në temperaturë ambienti.

/ LIVING /

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

6 + 7 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM