Gastronomi

Kek me kakao dhe dardhë

kekPëbërësit për një tavë me diametër 26 cm

150g miell misri i bluar imët

100g niseshte

80g kakao e hidhur

260g sheqer

50g mjaltë

5vezë

70g gjalpë i tretur (i ftohur)

1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16g)

4 dardhë

1 majë thike kripë

PËRGATITJA:

Ndezim furrën me 180°c.

1. Rrahim për 10 minuta vezët, sheqerin, mjaltin dhe kripën. Shtojmë me sitë kakaon, niseshtenë dhe sodën, shtojmë miellin e misrit, gjalpin dhe i përziejmë me kujdes me spatul.

2. Shtojmë te brumi dardhët e qëruara dhe të prera në kubikë jo shumë të vegjël dhe i përziejmë me spatul. Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell orizi dhe e pjekim për 50 minuta ose deri në momentin që kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e thatë.

/ LIVING /

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

2 + 8 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM