Kulturë

“Edukimi fetar krijon ndarje midis shkollës dhe familjes”

Temat Kryesore

  • Përgjegjësi i Departamentit të Punës dhe Politikave Sociale, Edmond Dragoti, flet për edukimin fetar në shkolla. Sipas tij, kjo lëndë nuk është e nevojshme, sepse më shumë do të dëmtojë sesa do të ndihmojë në edukimin e fëmijëve
Nga Valeria Dedaj

Nisma e Ministrisë së Arsimit për futjen e lëndës së edukatës fetare, e cila pritet të nisë nëpërmjet një projekti-pilot në 10 shkolla nëntëvjeçare dhe në gjimnaze, ka bërë që akademikë dhe profesorë të shprehen kundër saj.

Pavarësisht se, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla u shpreh gjatë një deklarate për mediet se, lënda nuk prek laicitetin dhe se për këtë çështje është duke u marrë në shqyrtim dhe mendimi i ndërkombëtareve, profesor Edmond Dragoti (Përgjegjës i Departamentit të Punës dhe Politikave Sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale) rendit disa arsye përse është kundër kësaj nisme. Ai mendon se shqiptarëve asnjëherë nuk u ka munguar literatura për besimet fetare, por në këtë rast, imponimi apo dhënia në mënyrë të pavullnetshme e këtij lloj edukimi fetar në shkolla do të krijonte ndarje midis shkollës dhe familjes.

Ndërsa, përsa i përket faktit se kjo formë mund të jetë një mënyrë që ata të shmangin ekstremitetet fetare, profesor Dragoti mendon se, ekstremizmi apo terrorizmi fetar nuk përcaktohen nga edukata fetare. Shqiptarëve, sipas tij, u nevojiten njohuri përsa i përket dialogut ndërfetar apo historisë së feve në Shqipëri, por jo lënda e edukatës fetare.

Profesor, së fundmi Ministria e Arsimit po diskuton për futjen e lëndës së edukatës fetare në shkolla (9-vjeçare dhe gjimnaze). Por cili është mendimi juaj për këtë temë?

Ne kemi një përvojë historike të marrëdhënieve shumë të mira ndërfetare edhe për faktin, sepse kemi bashkuar interesat kombëtare, të cilat kanë qenë të kërcënuara historikisht, ndërkohë që sot ne si shoqëri nuk e kemi të nevojshme një ndërhyrje qoftë të imponuar, qoftë edhe spontane në përfshirjen e lëndës të edukimit fetar në shkollat tona.

Përse e konsideroni të panevojshme këtë nismë?

Jo vetëm për faktin, sepse shkolla jonë është laike dhe si e tillë nuk duhet të preket, por edhe për fakte të tjera. Për shembull, ne kemi disa fe dhe sekte në Shqipëri dhe secila prej tyre do të kërkonte që të kishte pjesën e vetë në këtë lloj edukimi. Elementet apo sektorët e tjerë të edukimit të nxënësve gjatë vitit shkollor dhe në mjediset e shkollës do të rrezikoheshin për t’u përjashtuar në shumë raste, prandaj kjo do të sillte një ndërhyrje të panevojshme në këtë rast. Po ashtu, nga ana tjetër, morali dhe edukimi fetar në përgjithësi pavarësisht nga vlerat e mëdha që kanë, përderisa nuk kanë impaktin e duhur në formimin e moralit shoqëror te fëmijët e sotëm, për arsye, sepse ata jetojnë në mjedise, që nuk praktikojnë fenë në familje. Prandaj imponimi apo dhënia në mënyrë të pavullnetshme e këtij lloj edukimi në shkollë do të krijonte një ndarje midis shkollës dhe familjes. Edhe në këtë aspekt, qoftë praktik, ne më shumë do të dëmtonim sesa do të sillnim dobi në edukimin e fëmijëve.

Një aspekt tjetër është se, shoqëria shqiptare nuk e ka pasur të nevojshme që të praktikonte gjatë gjithë kohës moralin dhe besimin fetar në përgjithësi, sepse në shumë raste ka qenë e angazhuar në zhvillimin e shoqërisë në tërësi, por edhe në mbrojtjen e interesave kombëtare, të të gjitha kohërave. Duke qenë tolerante në marrëdhëniet ndërfetare ajo ka respektuar çdo lloj besimi fetar. Të mësuar më ketë lloj tolerance, prania e feve apo moraleve të caktuara fetare në shkollë do të krijojë shansin dhe mundësinë, që fëmijët të orientohen drejt moraleve të ndryshme fetare dhe njëkohësisht mund të krijohen edhe ndasi fetare të natyrave të ndryshme. Pra, duke futur teorikisht shprehi, njohuri dhe moral fetar të feve të ndryshme, ne mund të krijojmë shanset dhe kapacitetet për ndasi fetare në nevojën, që mund të kenë në të ardhmen fëmijët për të praktikuar fenë.

Pra ju mendoni se kjo lëndë nuk do ta shmangë ekstremizmin fetar?

Ndërkohë të gjitha këto nuk kanë lidhje me ekstremizmin fetar, sepse ekstremizmi apo gjenerimi i emocioneve të forta në skajet e veta, sikurse është ekstremizmi fetar dhe terrorizmi në vetvete nuk përcaktohen nga edukimi fetar. Nëse ne do të arrijmë të kemi një edukim qytetar laik të suksesshëm kjo do të sillte padyshim ulje në nivelet e rigjenerimit emocional apo qëndrimet paragjykuese dhe diskriminuese, që sjellin terrorizmin, sjellje dhe diskriminim në vetvete kriminal. Pra si rezultat i të gjitha këtyre argumenteve që përmenda mendoj se gjenerimi i terrorizmit apo ekstremizmit fetar nuk kushtëzohet nga mësimi fetar, por kushtëzohet nga niveli i mësimit qytetar, i edukatës qytetare dhe i moralit qytetar. Kështu që kjo nuk ka lidhje me fenë dhe me edukatën fetare.

Po përsa i përket dialogut ndërfetar?

Natyrisht që në këtë drejtim do të ishte krejt i natyrshëm dhe i zakonshëm, ashtu sikurse çdo temë tjetër e ditës që funksionin në mediet tona, mjediset e përditshme, në ato shkollore etj. Dialogu fetar është i natyrshëm dhe i mundshëm që të bëhet në çdo mjedis. Por mësimi i rregullt fetar nuk kushtëzon edukimin qytetar, përkundrazi edukimi qytetar mund të ketë impakt edhe në atë fetar.

Nëse do të vendosej një lënd për historinë e feve në Shqipëri, do të ishit dakord?

Natyrisht që historia e fesë në Shqipëri është informacion dhe dije të domosdoshme, që njerëzit është mirë ta dinë, sepse fetë janë pjesë e zhvillimit historik të shoqërisë shqiptare. Zhvillimi i dijeve të tilla thjesht do të plotësonte edukimit qytetar të nxënëseve. Kjo është e nevojshme dhe është histori në vetvete, jo edukatë fetare.

Pra shqiptarët nuk kanë nevojë për literaturë fetare...

Ne nuk është se na ka munguar literatura fetare për të mos besuar, neve në përgjithësi na ka munguar interesi për fenë, sepse një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë sonë nuk e praktikon. Dhe kur mungon interesi për të njohur një gjë, nuk është e nevojshme që t’ua ofrosh këtë informacion.

Por, a mendoni se ky projekt-pilot mund të realizohet pa pasur mësimdhënës të përgatitur për këtë lëndë?

Një projekt tjetër pilot do të kërkonte paraprakisht përgatitjen e mësuesve dhe të edukatorëve të këtij niveli, sepse nuk mund që t’u referohesh shkollave teologjike që janë në Shqipëri. Unë kam rezerva të mëdha për nivelin e tyre shkencor dhe profesional, sepse nuk i njoh këto lloj shkollash ku ata janë përgatitur. Prandaj në këtë rast edhe Ministrisë së Arsimit do t’i duhej që të realizonte trajnime, kurse afatshkurtra apo afatgjata të përgatitjes së mësuesve të tillë.

Pra projekti i parë pilot duhet për mësimdhënësit?

Natyrisht që duhet të nisë nga përgatitja e mësuesve dhe edukatorëve, sepse të marrësh edukatorë të rastësishëm dhe të paformuar do të krijojë shanset, që ky projekt-pilot të dështojë që në fillim.

 

 


Pa Emër
.. keto jane gjera koti ..! Gjynah per keto ..! Ne greqi qe eshte vend fanatik , mesimi fetar nuk eshte i detyrueshem ..! Kam mbi 25 vjet qe jetoj ..!
bon qka thot hoxha, e jo qka bon hoxha
Kot e ke or mik, sepse populli (ambasadat) po e deshirojne ket gje.
Sh. K.
Edukata MORALE, jo edukata fetare është ajo për të cilën kanë nevojë fëmijët tanë. Nuk duhet të lejojmë këtë,sepse do të pendohemi shume shpejt për këtë hap të nxituar.Dhënia e mësimeve fetare për të miturit,kur tek ata nuk është formuar akoma truri për gjëra abstrakte të panevojshme është pothuajse krim. Profesor Dragoti shpjegon qartë pasojat e këtij veprimi. Bëni po të doni një sondazh të hapur për këtë problem dhe do të shikoni reagimin masiv të njerëzve. Pyeteni popullin sepse vetem ai jep përgjigjen e saktë, dhe të jeni të sigurtë se 95 % e të pyeturve rastësorë jep pergjigjen :JO.
Ai që do që fëmija i tij të brumoset me mësime islame le ta çojë në Xhami se ka sa të duash, ai që do që fëmija i tij të brumoset me mësime krishtere le të shkojë me të në kishë. Shkolla nuk mund te jete as kishë as xhami apo tjetër objekt kulti. Prandaj shtoni më mirë në vend të kësaj ore, një orë edukimi fizik apo moral më shumë që janë kaq të nevojshme për femijët e sotëm, për të kufizuar sadopak qëndrimin e tyre para ekraneve dhe për të edukuar tek ata ndjenjen e punes,jo parazitizmit ,ndjenjen e dashurise për njeri tjetrin jo të urrejtjes fetare.....Unë mendoj se besimi fetar është për moshat madhore kush dëshiron, të besojë le të besojë,por kjo jo për kalamajtë. Ju faleminderit duke shpresuar të mos jem gabim....
Rabbi
Le të bëhet referendum dhe merret vesh kush determinon jeten dhe vendimet....
eureka
Shume dakord me profesorin, futja e mesimeve fetare ne shkolle do krijoje percarje mes femijeve duke i bere te vetedijshem per perkatesine e tyre fetare e duke krijuar presion per tu klasifikuar ne grupe. Shqiperia nuk eshte Londra ku ka 100 lloj fesh qe femijet i shohin thjesht si histori interesante, ne Shqiperi do te kete vetem 'ne' dhe 'ata'.
Linux
Ore a doni te beheni njerez apo deshironi te jetoni si ne epoken e te "madherishmit" Gjergj
Shiheni ore Perendimi Angli , Gjermani Belgjike, Sweden, etj eshte pjese e Curriculumit.
Shqiperia ska nevoje te shpike gjera , i ka te gatshme mjafton vullneti per implementim.
luan
mos fusni edukaten ne shkolle , eshte nje fatekeqesi kombetare . nuk na duhen keto . edhe shkolla eshte dhe duhet te jete jashte ndikimeve fetare boll te keqe kemi mos i sillni nje tekeqe te re atdheut tone . kjo nuk duhet te ndodhe ....
Udhetari i drejte
Shume zhurme eshte duke u bere keto dite per mesimin e fese ne shkolla. Ka komente, mendime nga me te ndryshmit, por nji gje nuk eshte kuptuar drejt me sa kuptoj une. Te gjiha besimet fetare te mbeshtetura ne librat e tyre te shenjta, asnjihere nuk kerkojne te behen luftera, asnjiera nuk kerkon te perçahen shoqerite njerezore, por te gjitha predikojne njohjen tek Zoti, Allahu, Perendia dhe qe te jesh prane tyre duhet te jesh i arsimuar me edukate morale te paster, te duash njerezit, te duash jeten, te duash te ardhmen , te repsektosh te shkuaren, te luftosh veset e keqeia, te mos merresh me droge, me prostitucion, te mos cenosh tjetrin, te dhurosh me te mirat e moralit per te tjeret, te dhurosh nga pasuria jote tek te tjeret qe kane nevoje e shume e shume te tjera. Duke qene keshtu pyes: Pse kaq mellef ndaj mesimit te fese? A nuk jane dhe besimet fetare kultura te grup njerezish te ndryshem, ne vende te ndryshem? Pse ne fillimet e nentedhjetes u turrem.qe te futej edukata e seksit nder shkolla etj. dhe sot te kundershtosh futjen ne shkolla te mesimit te fese, te kulturave me te mira morale dhe sjelljejeve ne shoqerite njerezore? C'fare u fitua prej futjes ne shkolla te edukatave te seksit, droges etj? Eshte mire te mos hidhemi menjihere ne lufte per çdo propozim apo mendim te ri, dhe sidomos kur ka te beje me te rinjte, te ardhmen, pa u thelluar; parase gjithash, te mendohemi mire dhe te mundohemi te analizojme te mirat dhe te keqiat qe mund te sjelle ky apo ajo e re, pastaj te japim mendime te zgjuara. Sidomos disa profesore qe merren edhe me profilet perkatese, le te marrin mundimin keta profesore qe jane kundershtare, te takohen me te diturit e besimeve fetare, te diskutojne e debatojne me 'ta, pastaj le te dalin me mendime publike. Kujtoni shprehjen popullore: "Mos dilni nga rruga e Zotit" Kthjellohuni, njerez "te ditur", mos flisni per kumbulla, para se ti shijoni. Tung 18.04.'16 Udhetari i drejte
Ballafaquesi
Z Edmond. Pse. mbushen. kultet. me. besimtare ?
shqiptari
jam plotesisht dakort per mesimin e historise se
feve ne shkollat laike por me kusht qe dokumentat
qe i perkasin institucioneve te feve te ndryshme
te bazohen ne dokumentat origjinale qe ndodhen ne
Drejtorine Arkivave Shtetit Tirane

Shto komentin tuaj

5 + 5 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM