Ekonomi

Panariti, në Forumin Botëror të Bujqësisë në Berlin

Panariti 1Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, gjatë qëndrimit në Gjermani në kuadër të Forumit Botëror të Bujqësisë, u takua me ministrin Gjerman të Bujqësisë dhe Ushqimit, Kristian Shmid dhe me Komisionerin e Lartë Evropian të Bujqësisë, Fil Hogan.

Në një njoftim për media nga zyra për shtyp e Ministrisë së Bujqësisë bëhet me dije se Panariti i informoi të dy personalitetet për zhvillimet e bujqësisë dhe përparimin e kryer në drejtim të zbatimit të detyrimeve që rrjedhin nga kapitujt 11 dhe 12, si pjesë e procesit të integrimit të këtij sektori në BE.

Panariti 3Ministri kërkoi mbështetje në rritje për bujqësinë, nisur nga zhvillimi i dukshëm i sektorit gjatë vitit 2015 ku eksportet bujqësore u rriten me mbi 40 për qind. Ai parashtroi para dy personaliteteve shqetësimin e bllokimit herë pas here të eksporteve bujqësore nga vendet fqinje dhe kërkoi ndihmën e BE-së dhe vendeve të rajonit për zgjidhjen e kësaj situate.

Minstri gjerman i Bujqësisë e njoftoi Panaritin për një vizitë të afërt të tij në Shqipëri.

Panariti 2

kasemi
A nuk do te vinte turp te shoqeroje minstrin gjerman ne 'fermat" Shqiptare.Perpiqu te besh punen mos u kthe edhe ti ne Krenar.

Shto komentin tuaj

5 + 8 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM