Extra

Marrëveshja për klimën, të dhënat kryesore për ngrohjen globale

gaziMarrëveshja e shumëpritur në Paris për klimën synon të ruajë ngrohjen e planetit në 2 gradë Celsius krahasuar me periudhën paraindustriale.

Një kujtesë e elementëve kyç rreth këtij fenomeni, sipas të dhënave të Panelit Ndërqeveritar të Ekspertëve mbi Ndryshimet Klimatike (GIEC) vijon si më poshtë:

Gazi shkakton Efektin Serrë (GES)
Efekti serrë është një fenomen natyror që konsiston në përthithjen e një pjese të rrezatimit infra të kuq të Tokës duke ruajtur në këtë mënyrë nxehtësinë. Ky fenomen është theksuar nga çlirimi më i madh në atmosferë i gazrave të shkaktuara nga veprimtaritë njerëzore. Kjo mbingopje shkakton një ngrohje më të përshpejtuar të klimës.

Dyoksidi i karbonit (CO2) është gazi kryesor me efekt serrë shkaktuar nga njeriu (76 për qind të emetimeve). Gazrat e tjerë janë metani (16 për qind), oksidi i azotit (6 për qind) dhe gazrat e fluorit (2 për qind). Çdo tip gazi ka një aftësi të ndryshme në ruajtjen e nxehtësisë.

Emetimet e GES-it
Emetimet vjetore të GES-it janë në kuotat më larta të regjistruara më parë. Në vitin 2010, ato kanë arritur 49 gigaton ekuivalent të CO2-it.

Rritja e emetimeve është përshpejtuar me +2.2 për qind në vit nga 2000 deri në 2010, kundrejt +1.3 për qind në vit midis vitit 1970 dhe 2000.

Energjitë e shkaktuara nga mbetjet e kafshëve dhe industrisë llogariten 78 për qind të emetimeve midis 1970 dhe 2010.

Sektorët me emetimin më të lartë të GES-it janë prodhimi i energjisë (35 për qind), bujqësia dhe pyjet (24 për qind), industria (21 për qind), transportet (14 për qind), ndërtesat (6 për qind).

Vendet kryesore me emetimin më të lartë janë Kina (rreth 24 për qind), SHBA-ja (15.5 për qind), Bashkimi Evropian (11 për qind), India (6.5 për qind), Rusia (5 për qind).

Përqendrimi në atmosferë
Përqendrimet e tanishme të gazit me efekt serrë në atmosferë janë në nivelet më të larta prej 800 000 vjetësh.

Përqendrimi mesatar i GES-it ishte 430 ppm CO2 (ekuivalent CO2 në pjesë për milion) në vitin 2011.

Në rastin më të mirë (midis 66 dhe 100 për qind) për shmangien e rritjes së temperaturës globale me 2,0 gradë Celsius, ky përqendrim nuk duhet të tejkalojë 450 ppm CO2 në 2100.

Rritja e temperaturave
Mesatarja globale në sipërfaqe të planetit ka arritur në 0,85 gradë Celsius rritje midis viteve 1880 dhe 2012.

Sipas Institutit Metereologjik Britanik, në vitin 2015 rritja e temperaturave në rang global arriti +1,0 gradë Celsius në raport me epokën paraindustriale.

Rritja nuk është e njëtrajtshme, ajo është më e ndjeshme mbi kontinente dhe në nivelin e poleve.

Në tri dekadat e fundit janë shënuar në mënyrë të përsëritur temperaturat më të nxehta prej 1850-ës. Temperatura në sipërfaqe të oqeaneve është rritur me 0,11 grad Celsius për dekadë midis 1971 dhe 2010.

Çfarë na pret?
Katër skenarë janë modeluar nga GIEC-i, në mungesë të masave të tjera për reduktimin e emetimeve.

Rritja globale e temperaturave do të shënojë, me shumë gjasa, në fund të shekullit XXI, 3,7 në 4,8 gradë Celsius në krahasim me 1850-1900.

Pragu prej 2,0 gradë Celsius nënkupton se emetimet akumulative nuk do të tejkalojnë rreth 2900 Gt të CO2.

Ai nënkupton një reduktim të 40 në 70 për qind të emetimeve të GES-it deri në 2050 dhe në largimin e plotë deri në 2100.

Zvogëlimi i ndjeshëm i emetimeve kërkon investime në disa qindra miliardë dollarë në vit deri në 2030.

Për të shpresuar në ruajtjen e nivelit të ngrohjes globale deri në 1,5 për qind, përpjekja është edhe më e madhe dhe paraqitet thuajse e paarritshme në këndvështrimin e nivelit të tanishëm të emetimeve.

/ATSH - Shekulli Online/

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

9 + 2 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM