Nishani-Papulias: Hiqni Ligjin e Luftës dhe respektoni Traktatin e Miqësisë (VIDEO)

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani dhe ai grek, Karolos Papulias, mbajtën një deklaratë të përbashkët për shtyp pas takimit me dyer të mbyllura. Nishani dhe Papulias nuk pranuan pyetje.


Në fjalën e tij, Nishani u shpreh se, kishte biseduar me homologun e tij grek për respektimin e plotë të Traktatit të Miqësisë. Në këtë kuadër, Presidenti shqiptar kërkoi heqjen e Ligjit të Luftës dhe të gjitha aktet nënligjore që bien në kundërshtim me Traktatin e Miqësisë.


“Theksuam rëndësinë e kontakteve më të shpeshta të niveleve të larta. Marrëdhëniet tona nuk duhet të dominohen dhe përcaktohen nga e shkuara por nga e ardhmja. Mendojmë se fryma e Traktatit të Miqësisë duhet të përcaktojë bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Ne besojmë se me vullnet të përbashkët, duhet të zgjidhen të gjitha problemet. Kërkova që parlamenti grek të shfuqizojë Ligjin e Luftës dhe të gjitha ligjet që bien në kundër me nenin 5 të traktatit të miqësisë”, u shpreh Nishani.


Kufiri detar


Presidenti tha gjithashtu se ka kërkuar nga homologu i tij zgjidhjen e problemeve me toponimet, si edhe çështjen e përcaktimit të kufirit detar. “Delimitimi detar mbetet një çështje për t’u zgjidhur. Pala jonë është e gatshme për të gjetur një zgjidhje të përbashkët në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe në përputhje me ligjet e brendshme për secilin vend”, deklaroi Nishani duke e cilësuar Papuliasin “mik të veçantë të Shqipërisë dhe shqiptarëve”.


Lidhur me çështjen e përcaktimit të kufirit detar, Papulias tha se Presidenca greke e BE-së do t’i japë përparësi politikave të integruara detare, por nuk dha ndonjë qëndrim lidhur me marrëveshjen e detit mes dy vendeve tona. Nga ana tjetër, Papulias theksoi se, “Greqia do të avancojë në mënyrë energjike ecurinë e Shqipërisë në BE”, gjatë mbajtjes së presidencës së BE-së që nis në janar të vitit të ardhshëm.


Maqedonia sllavo-shqiptare


Nga ana e tij, Presidenti i Greqisë, theksoi gjatë fjalës së tij se, minoriteti grek dhe emigrantët shqiptarë përbëjnë nyjë lidhëse mes dy vendeve. Papulias e cilësoi minoritetin grek në Shqipërisë si “përbërësit më dinamik të jetës politike dhe ekonomike shqiptare”.


Presidenti grek tha se kishte diskutuar me Nishanin edhe lidhur me çështjen e emrit të Maqedonisë, ku theksoi se duhet gjetur një emër që pranohet nga të gjithë “me përcaktim gjeografik dhe me të gjitha emërtimet”. Në këtë mënyrë, Papulias mbështeti idenë e emërtimit të Maqedonisë si “Maqedonia sllavo-shqiptare”.


/Shekulli Online/F.S./




ÇAM arroku
PO SIKUR TE ISH HEQUR LIGJI I LUFTES DY QEVERRITE E DY NISHANLLINJVE ME TE KORRUPTUARAT NE BOTE NE KETE ÇEREK SHEKULLI PERSE DO FLISNIN?
nga amerika
Si nuk ke turp Z. Nishani, ai flet per minoritet e ti ke turp te permendish camet?????
TURP
sociologu
NJE KRAHASIM.
************************************
Ajo qe vihet re midis shkembimit te ideve, bisedave,dialogut,te personaliteteve me te larta te Greqise dhe Shqiperise, eshte mendimi se: te krahasuara keto ide,biseda,dialogje,me idete qe burojne nga shtresat me jo kaq peshe qeveritare o politike,keto ide,o biseda jane me te mirekuptuara,harmonizuara, sesa midis njerezve me jo kaq peshe politike.Thene ndryshe,c'jane qe ofendojne politiken e re Greqi-Shqiperi,nuk duhet te jene te tille,ngaqe terheqin prapa progresin dhe begatine e shqiptareve qe ka mare rruge per mbare,si per te dy shtetet, ashtu per Ballkanin, dhe per globin e tokes.
illyrian
nuk arrij ta kuptoj papuliasi eshte epiriot dhe kur them epiriote le te nenkuptoje pjesa e poshtme e ilirise,pse nuk mbron te drejten e ketij populli=?
naftetari
keta duan rreth 120 bilion fuci nafte ne shtresat nenujore, te tjerat jane pallavra.
Motrajote
Shpresojm ne dialogun dhe paqen midis fqinjeve dhe gjysem kusherinjeve sepse pjes e qeveris greke jane edhe arvanitet. Erdhi ora te perfundoj ky mosbesim midis dy vendeve edhe pse greqin ne shqiptaret nuk e kemi sulmuar kurre dhe minoritetin dropullit dhe ate te disa fshatrave te sarandes jane trajtuar me mir nga vet shqiptaret por ti kerkojm fund lojrave te pashaportave per 300 eur me popullin shqiptar te himares.
dashnor
E dini si eshte puna zoterinj ? Papulias eshte nje patriot e antifashist i vjeter grek , por edhe njeri i mire e demokrat i vertete , qe nuk ka asnje rezerve ndaj popullit shqiptar dhe s'ka asnje dyshim , qe mendimi i tij eshte pozitiv per te gjitha kerkesat e diplomacise shqiptare . Por neve duhet te kuptojme nje gje , qe Papulias nuk vjen ne Shqiperi per nje vizite private dhe si person i zakonshem , por vjen si President i Greqise dhe me nje axhente te paracaktuar e te njohur nga Qeveria e politika greke , jashte kornizave te se ciles ai nuk mund te dale , nuk eshte i autorizuar , perndryshe , nese premton apo firmos marreveshje te pa parashikuara , mban pergjegjesi ligjore , deri ne tradheti ndaj vendit te tij . Veç kesaj , ne Greqi , si ne çdo vend demokratik , perveç forcave parlamentare progresiste te drejta e te pergjegjeshme , ka edhe forca jo demokratike e deri fashiste , keshtuqe , per nje vendim te tille kaq madhor te Parlamentit grek , nevojitet pune paraprake per te pergatitur terenin . Natyrisht qe me nje vullnet te mire dhe perkushtim te gjere , mund te arrihet edhe heqja e Ligjit te Luftes , qe do te hapte dhe rrugen e kompensimit material , apo lloj tjeter kompensimi , qe ne kushtet e krizes se fqinjit tone , veshtiresohet akoma me teper . Dashnori .

Shto komentin tuaj

6 + 4 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM