×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

OSBE rrëzon opozitën e re: Ndryshimi i sistemit duhet të nisë një vit para zgjedhjeve

OSBE ka rrëzuar kërkesën e opozitës parlamentare për ndryshimin e sistemit, me anë të së cilit synohet hapja e listave.

Nëpërmjet përfaqësuesit të tyre në Shqipëri, këshilltarit për reformën zgjedhore, Florian Hobdari, OSBE ka vënë theksin se procesi për ndryshimin e sistemi zgjedhor duhet të nis një vit përpara zgjedhjeve. Pas ndryshimit të periudhës zgjedhore, si pasojë e dakordësisë së arritur mes palëve në Këshillin Politik (15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor – 15 Nëntor) , për OSBE-në, është vonë për të nisur diskutimet për këtë çështje, edhe pse është një nga kërkesat e panegociueshme të opozitës parlamentare.

Nëse një shtet pjesëmarrës i OSBE-së vendos të ndryshojë sistemin zgjedhor, ne mund të ofrojmë mbështetje për procesin nëpërmjet të cilit kryen këto ndryshime. Ky proces, sipas të gjitha praktikave më të mira ndërkombëtare dhe të theksuara me forcë nga Këshilli i Evropës duhet të nisë të paktën një vit përpara zgjedhjeve të radhës dhe duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent”, është shprehur Hobdari në mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, administratën publike dhe të drejtat e njeriut.

Eksperti i OSBE-së thekson se nismat për ndryshimet Kushtetuese është një moment i rëndësishëm, për këtë arsye kjo organizatë shprehet e gatshme për të ndihmuar Shqipërinë me praktika më të mira ndërkombëtare, edhe shembuj të shteteve që përdorin kombinimin e listave të hapura me mundësinë e koalicioneve parazgjedhore.

“Shqyrtimi i nismave ligjore në lidhje me ndryshimin e Kushtetutës përbën padyshim moment shumë të rëndësishëm, veçanërisht kur, siç është edhe rasti i sotëm, me anë të nismës kërkohet ndryshimi i disa elementëve të sistemit zgjedhor që parashikohen në ligjin themelor të vendit.(…) Po kështu, ne mund të ofrojmë informacione rreth shteteve brenda hapësirës së OSBE-së që përdorin disa kombinime të caktuara, për shembull kombinimin e “listave të hapura” me mundësinë e koalicioneve parazgjedhore”, vijon deklarata.

Opozita këmbëngul në hapjen e listave,vendosjen e një pragu për hyrjen në parlament dhe heqjen e koalicioneve. Për këtë, ata kanë ditën e sotme edhe një takim me Kryeministrin Edi Rama, pasi kanë deklaruar se nuk do të votojnë në Kuvend marrëveshjen e arritur nga Këshilli Politik.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Katastrofa në Bejrut, Kokëdhima: Të shmangim Gërdecë të tjerë

Katastrofa në Bejrut, Kokëdhima: Të shmangim Gërdecë të tjerë

Publikuar më 05.08.2020
Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, deklaroi se t...

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, deklaroi se tragjedia njerëzore në Bejrut, me dhjetëra jetë të humbura, mijëra të plagosur dhe dëme kolosale materiale duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për autoritetet shqiptare. Ai u bëri thirrje autoriteteve që të nisin pa vonesë kontrollin e territorit dhe të sigurojnë jetën dhe pronën e qytetarëve. Reagimi […]

Lexo më shumë

“Më ka dhënë goditje në mushkëri”/ Ish-deputeti i PS rrëfen betejën 25-ditore me Covid-19

“Më ka dhënë goditje në mushkëri”/ Ish-deputeti i PS rrëfen betejën 25-ditore me Covid-19

Publikuar më 04.08.2020
Ish-deputeti i PS, Fatmir Toçi ka lajmëruar pas 25 ditësh be...

Ish-deputeti i PS, Fatmir Toçi ka lajmëruar pas 25 ditësh betejë më Covid-19, ia ka dalë ta mposhtë virusin duke rezultuar tanimë negativ. Toçi e konsideroi betejën me Covid-19 si të vështirë, duke theksuar se nuk ka shpëtuar pa goditje në mushkëri. Mushkëritë sipas tij janë prekur, por për t’i kuruar shprehet ai do të […]

Lexo më shumë

Nga Bujar Nishani te Mark Marku/ Zbardhen emrat në përbërje të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD

Nga Bujar Nishani te Mark Marku/ Zbardhen emrat në përbërje të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD

Publikuar më 03.08.2020
Kryesia e Partisë Demokratike ka emëruar sot 5 anëtarët e Ko...

Kryesia e Partisë Demokratike ka emëruar sot 5 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, që është përgjegjës për shqyrtimin e kandidaturave të propozuara nga anëtarët. Sipas vendimit të Kryesisë së PD, anëtarë të kësaj strukture të rëndësishme dhe të re të Partisë Demokratike, do të jenë: Bujar Nishani, Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, […]

Lexo më shumë

Pasuria e Edi Ramës dhe ministrave për 2019-ën, kush është më i “pasuri” dhe më i “varfri”

Pasuria e Edi Ramës dhe ministrave për 2019-ën, kush është më i “pasuri” dhe më i “varfri”

Publikuar më 03.08.2020
“Spending Data Albania” ka zbardhur me shifra pa...

“Spending Data Albania” ka zbardhur me shifra pasurinë dhe lëvizjet financiare të ministrave, duke nisur me kreun e qeverisë, Edi Rama. Portali rendit të ardhurat vjetore të vetëdeklaruara në 2019-ën mbi ministrat dhe sa arkëtojnë ata nga burime të tjera përveç pagës si funksionarë të lartë shtetërorë. Ndërkaq në vetëdeklarim janë përfshirë edhe të ardhurat e anëtarëve […]

Lexo më shumë

Kryeministri i Kosovës rezulton pozitiv me koronavirus: Do kryej obligimet nga shtëpia

Kryeministri i Kosovës rezulton pozitiv me koronavirus: Do kryej obligimet nga shtëpia

Publikuar më 02.08.2020
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv ...

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ka qenë vetë kreu i qeverisë që ka njoftuar përmes një njoftimi në “Facebook” se ka rezultuar pozitiv pas testit të bërë. “Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam […]

Lexo më shumë

Kokëdhima: Ndalimi i veteranit të UÇK-së, gjest antikombëtar dhe i paligjshëm

Kokëdhima: Ndalimi i veteranit të UÇK-së, gjest antikombëtar dhe i paligjshëm

Publikuar më 02.08.2020
Pas ndalimit nga policia shqiptare e veteranit të UÇK-së, Mu...

Pas ndalimit nga policia shqiptare e veteranit të UÇK-së, Murtez Kastrati, ka ardhur edhe reagimi i kreut të partisë ZGJIDHJA, zotit Koço Kokëdhima, i cili e ka cilësuar këtë veprim si një gjest antikombëtar dhe të paligjshëm. Sipas Kokëdhimës, Policia e Shtetit nuk duhet të përsërisë më akte të tilla antikombëtare dhe duhet t’i shpallë […]

Lexo më shumë

“Po blindohet autokracia e Ramës!”, Vetëvendosje në Shqipëri: Hapja e listave nuk demokratizon partitë

“Po blindohet autokracia e Ramës!”, Vetëvendosje në Shqipëri: Hapja e listave nuk demokratizon partitë

Publikuar më 31.07.2020
Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Shqipëri ka denoncuar sot vot...

Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Shqipëri ka denoncuar sot votimin në Kuvend me 106 vota pro të ndryshimeve kushtetuese. VV thekson se deputetët që ngritën kartonin në Kuvend i shtruan Edi Ramës rrugën drejt kapjes së pushtetit, sipas shembujve të Thaçit e Vuçiçit. Në deklaratë thuhet se hapja e listave nuk do t’i demokratizojë subjektet politike, […]

Lexo më shumë

“Vendet e BE të zgjohen!” Pack e ashpër me Ramën: Po luan lojë të rrezikshme

“Vendet e BE të zgjohen!” Pack e ashpër me Ramën: Po luan lojë të rrezikshme

Publikuar më 31.07.2020
Kryetarja e Forumit të Gruas së Partive Popullore Europiane ...

Kryetarja e Forumit të Gruas së Partive Popullore Europiane PPE, Doris Pack, ka reaguar mbi votimin e njëanshëm të ndryshimeve Kushtetuese nga Parlamenti i Shqipërisë, ditën e djeshme. Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Pack shprehet se kryeministri Edi Rama po luan një lojë të keqe dhe të rrezikshme për Shqipëri. Ajo deklaron se: “janë […]

Lexo më shumë