Oriz i bardhë apo ai kaf, cili është më i mirë për shëndetin?

Publikuar më 25. 10. 2017 nga Jola Alimemaj

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara raporton se orizi numëron 19 për qind e të gjitha kalorive në dispozicion në botë.

Sipas Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Bujqësisë, 1 filxhan me oriz të gatuar, të pasuruar me gjalpë ofron:

205 kalori

4.25 gramë proteina

0.44 gr yndyrë

44,51 gr karbohidrate

0.6 g fibra

Sipas po të njëjtit departament, 1 filxhan me oriz ngjyrë kafe të gatuar, ofron:

248 kalori

5.53 gr proteina

1.96 gr yndyrë

51,67 gr karbohidrate

3.2 gr fibra

Orizi i bardhë është orizi ngjyrë kafe por të cilit i janë hequr krundet dhe germi. Si rezultat, orizit të bardhë i mungojnë disa antioksidantë, vitamina B, minerale, yndyra, fibra dhe një sasi e vogël e proteinave.

Shumë varietete të orizit të bardhë janë pasuruar për të zëvendësuar ushqimet e humbura gjatë përpunimit.