Organizatorët e demonstratës së 28 nëntorit 1939

Foto 1 nga 1 Pas Para

Një raport i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, një ditë pas ngjarjes, na tregon mbi dinamikën e ngjarjes së demonstratës së 28 nëntorit 1939. Ngjarja fillon në sheshin “Skënderbej” e vijon me ceremoninë te varri i Naim Frashërit. Pjesëmarrës janë gjimnazistët e Tiranës. Emrat e organizatorëve gjenden në raportin përkatës.

Pjesë nga raporti i policisë

Në pasditen e djeshme, rreth orës 15.30, një grup studentësh, midis të cilëve edhe disa studente femra të gjimnazeve shqiptare improvizuan disa demonstrata me këngë të himneve shqiptare. Pas ceremonisë në sheshin “Skënderbej”, me fjalim të Atë Shantosë, grupi, që tani kishte arritur në rreth 100 në numër përgjatë rrugës së“Bogdanëve” dhe rrugës “Mbretëresha Elena”, shkoi te varri i Naim Frashërit, patriot shqiptar, i cili ka vdekur në Turqi rreth 30 vjet më parë dhe trupi i të cilit u transportua në Shqipëri me vullnetin e Mbretit Zog. Ky manifestim u interpretua nga shumica si një mbledhje e të rinjve shqiptarë pranë varrit të patriotit që kishte ëndërruar një pavarësi shqiptare krejt ndryshe nga ajo aktualja. Të gjitha rrugët kryesore të qytetit u përshkuan nga grupi me flamuj shqiptarë dhe përbëhej nga vetëm shqiptarë.  Mes thirrjeve të ndryshme ishin: “Rroftë flamuri i IsmailQemalit”. Ky flamur është ai që mban shqiponjën dykrerëshe të zezë, përdorur nga I. Qemali në 1912 kur shpalli pavarësinë e Shqipërisë nga dominimi turk, në Vlorë.

Demonstrata udhëhiqej nga (edhe pse në dukje nuk ishte fort e qartë):

-Mehmet Vokshi (mësues në gjimnaz)

-Jonuz Blakçori (ish-oficer, mësues në gjimnaz)

-Musa Kranja (ish-oficer i xhandarmërisë, kryesues i revoltës së Fierit)

-Ismail Petrela (pronar toke nga Tiranë)

-Ramiz Dibra (ish-kolonel i ushtrisë turke)

-Mazar Këlliçi (ish-deputet i Zogut, me të cilin nuk shkonte më, i cili dërgoi në Rusi djalin e vet për të mësuar doktrinën bolshevike).

-Ali Fehmi Kosturi (ish-kolonel i ushtrisë turke, tashmë mbi 70 vjeç)

Tre të fundit ndiqnin turmën në karrocë.

 

Të tjera

Abissnet