Organizata e Studentëve Shqiptarë në Belgjikë mblodhi mijëra euro për Shqipërinë

Është bërë e ditur se organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë “Vlera”, pas tërmetit të 26 nëntorit është solidarizuar me Shqipërinë. Përmes organizimit të aktiviteteve dhe në bashkëpunim me organizatat vendase, ajo është angazhuar në mbledhjen e ndihmave humanitare dhe fondeve për t’u ardhur në ndihmë familjeve në zonat e dëmtuara nga tërmet, shkruan albinfo.ch.

Që nga data 26 nëntor dhe deri më sot organizata ‘VLERA’ ka ndërmarrë disa veprimtari dhe aktivitete, duke u solidarizuar me bashkatdhetarët tanë të prekur nga fatkeqësia natyrore në Shqipërinë e mesme, por edhe duke u koordinuar me disa shoqata jofitimprurëse në Belgjikë.

Sipas tyre, janë marrë disa vendime për aktivitete të ndryshme, që nga mbledhja e fondeve, ndihmave materiale deri te homazhet dhe nderimeve për viktimat dhe të mbijetuarit nga tërmeti fatkeq. Nga ajo ditë ata hapur një llogari bankare në emër të organizatës ‘VLERA’ për të mbledhur donacionet e çdo dhuruesi, duke u dhënë mundësinë të kontribuojnë secilit sipas mundësive.

Kjo organizatë, falë punës së palodhur arriti të dërgojë shumë ndihma materiale, kryesisht batanie, çadra, veshmbathje të reja, ilaçe dhe materiale paramedikale për të dëmtuarit, si dhe ka grumbulluar me aktivitete dhe donacione në shumën prej 3410 euro, të cilat kanë destinacion të njëjtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet