Oprah Winfrey kandidate për presidente të SHBA-ve? Ja si e komenton Donald Trump

Shefi i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump ka reaguar rreth informacioneve që po qarkullojnë në mediat amerikane, se ylli i televizionit amerikan Oprah Winfrey po mendon kandidimin për presidente të SHBA-ve më 2020-n.

“Unë nuk mendoj se ajo do të kandidojë. Unë e njoh atë shumë mirë”, tha Trump gjatë një takimi me ligjvënësit në Shtëpinë e Bardhë.

Trump ka shtuar se nuk i trembet konkurrencës me Oprah-n, duke theksuar se do ta mundte edhe atë, duke thënë se “gara s’do të ishte argëtuese”.

Përkundër aspektit politik, Trump ka vlerësuar Winfery-n lidhur me shfaqjet e saj televizive të cilat i ka cilësuar si tejet të suksesshme.

Në fjalën e saj Winfrey tha se tani është koha për të vendosur aty ku duhet figurën e gruas. Spekulimet rreth kandidimit të saj për presidente të SHBA-ve kanë filluar të qarkullojnë pas fjalimit të saj në “Golden Globe”.

 

Të tjera

Abissnet