Opozita kërkoi takim të hënën, përgjigjet PS: E kemi pushim!

Oerd Bylykbashi i Partisë Demokratike dhe Petrit Vasili i Lëvizjes Socialiste për Integrim u kanë dërguar një letër përfaqësuesve parlamentarë në ketë grup Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdarit për të përmbyllur Reformën Zgjedhore ditën e hënë.

Pas kësaj nuk ka vonuar përgjigjja e Partisë Socialiste e cila thotë se e hëna është ditë pushimi për shkak të festës së Bajramit. Më tej thotë se takimi do të bëhet Të martën, në orën 11:00 tek Pallati Kongreseve. “Duke qenë se dita e Hënë i bie festë Bajrami e për rrjedhojë ditë pushimi, OSBE ka mundësuar rezervimin e sallës për takimin e grupit të punës për Reformën Zgjedhore në datë 26 Maj 2020, ora 11:00, tek Pallati Kongreseve”.

Kujtojmë që në letrën e dërguar, opozita shkroi se  dëshira është  madhe për të përmbyllur procesin e Reformës Zgjedhore, “Deklarimet tuaja se është gjetur kompromisi për një sërë çështjesh janë të pavërteta dhe synojnë vetëm fshehjen e të vërtetës që deri më sot nuk ka kompromis për çështjet themelore, për të cilat Opozita e Bashkuar ka paraqitur propozime konkrete”, thuhet në letrën e përfaqësuesve të opozitës, duke kërkuar takimin e grupit politik të hënën më 25 maj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet