Operacioni për trafikimin e kokainës në Itali, në pranga edhe një grua shtatzënë

Publikuar më 14. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Nga operacioni i realizuar  në Itali nga autoritetet e Napolit ku u lëshuan 26 urdhra arresti, nga të cilët 21 u arrestuan, ndër ta 7 shqiptarë, 4 prej të cilëve banonin në Shqipëri. Kanë detaje të reja kanë nxjerr mediat italiane nga operacioni. Ku midis të arrestuarve është edhe një grua shtatzënë, e cila i përkiste grupit kriminal.

Femra e arrestuar përpiqej të anashkalonte kontrollet doganore të Portit të Barit duke fshehur drogën poshtë rrobave të saj. Gjatë një viti e gjysmë hetime, Guardia di Finanza arrestoi nëntë persona, kryesisht korrierë, dhe sekuestroi 38 kg marihuanë, 7.4 të heroinë dhe disa gram hashash.