Operacioni “Dega e Ullirit” në Turqi, 1 439 terroristë të neutralizuar

Publikuar më 13. 02. 2018 nga Dionis Xhafa

Gjithsej 1.439 terroristë janë neutralizuar që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” i ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në rajonin Afrin të Sirisë

ANKARA (AA) – Gjithsej 1.439 terroristë janë neutralizuar që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” i ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në rajonin Afrin të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thuhet se sot në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, si rezultat i operacioneve ajrore dhe tokësore janë neutralizuar 70 terroristë, pjesëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG-së dhe DEASH-it.

– Pastrohet edhe një fshat nga terroristët

TSK dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) kanë pastruar nga organizata terroriste PYD/PKK edhe një fshat në Afrin në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”.

Siç njoftojnë gazetarët e AA-së në rajon, bëhet fjali për fshatin Omer Simo pranë qytezës Bulbul në veri të Afrinit.

Që nga fillimi i operacionit, TSK dhe ULS deri më tani kanë çliruar nga organizata terroriste 52 pika, përfshirë një qendër qyteze, 34 fshatra, tre vendbanime rurale dhe 14 male ose kodra strategjike në pesë qyteza të Afrinit.

Nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë bëjnë të ditur se gjithsej 1.439 terroristë janë neutralizuar që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” i ndërmarrë nga TSK në rajonin Afrin të Sirisë, me qëllim për të vendosur siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe për të mbrojtur sirianët nga shtypja dhe mizoria terroriste.