×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Operacioni “Danubi”/ Trafikonin klandestinë, arrestohen 5 shtetas dhe në kërkim 8 të tjerë (EMRAT)

Pas një hetimi disa mujor, policia e Durrësit ka arritur që të godasë një rrjet kriminal i vili trafikonte klandestinë.

Në bazë të operacionit “Danubi”, u arrestuan 5 shtetas dhe u shpallën në kërkim 8 të tjerë.

Bëhet me dije se shtetasit e arrestuar nga policia janë: Mirdash Xhani, Ijaz Berisha, Igli Gripshi, Elton Baroka, Arben Ndreka.

Këta shtetas kundrejt fitimit nga 1000 deri në 2500 euro për person, u jepnin ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit personave që u refuzohej hyrja në vendet e BE-së.

Gjatë operacionit u sekuestruan 3 automjete që përdoreshin për transportin e personave, 4 pasaporta biometrike dhe një sasi e konsiderueshme në euro dhe lekë.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Danubi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disamujor.

Vihen në pranga 5 shtetas dhe shpallen në kërkim 8 shtetas të tjerë.

Në bashkëpunim me homologët vijon puna për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e tyre.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 3 automjete, 4 pasaporta dhe një sasi e konsiderueshme në lekë dhe euro.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e DVP Durrës për goditjen e paligjshmërisë, pas një hetimi disamujor, specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar  “Danubi”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit:

  1. Xh., 58 vjeç, I. B., 58 vjeç, I. G., 64 vjeç, A.N., 49 vjeç, banues në Durrës dhe E. B., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Po në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim e 8 shtetasve të tjerë që dyshohet se janë të përshirë në këtë veprimtari kriminale. Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera të tyre. Në bashkëpunim me homologët vijon puna për lokalizmin, kapjen dhe ekstradimin e tyre drejt vendit tonë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundjet fitimit.

Këta shtetas, kundrejt fitimit nga 1000 deri në 2500 euro, u jepnin ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit, personave që u refuzohej hyrja në vendet e BE-së.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 3 automjete që përdoreshin për transportin e personave, 4 pasaporta biometrike dhe një sasi e konsiderueshme në euro dhe lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Trafik droge, rrëmbim e organizatë kriminale, OFL ‘piketon’ tre të ‘fortët’ e radhës

Trafik droge, rrëmbim e organizatë kriminale, OFL ‘piketon’ tre të ‘fortët’ e radhës

Publikuar më 13.08.2020
Operacioni Forca e Ligjit piketoi tre ‘te fortet’ e radhes s...

Operacioni Forca e Ligjit piketoi tre ‘te fortet’ e radhes sot, te denuar ne Itali e Shqiperi, per vepra penale si rrembim, pjesemarrje ne organizate kriminale dhe trafik droge. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i […]

Lexo më shumë

Sherr mes të rinjve në Vlorë, raportohet për të plagosur

Sherr mes të rinjve në Vlorë, raportohet për të plagosur

Publikuar më 13.08.2020
Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur sot në Vlorë. Pranë ...

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur sot në Vlorë. Pranë vendit të ngjarjes janë dëgjuar të shtëna me armë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton. Vijon…  

Lexo më shumë

Detaje/ Pistoletën te koka gruas që e priste në makinë, si ia vodhën “Audi Q5”-ën shqiptarit me pushime në Durrës

Detaje/ Pistoletën te koka gruas që e priste në makinë, si ia vodhën “Audi Q5”-ën shqiptarit me pushime në Durrës

Publikuar më 13.08.2020
Ndërsa tre persona janë arrestuar sot në Durrës, si autorët ...

Ndërsa tre persona janë arrestuar sot në Durrës, si autorët e grabitjes së makinës së një shqiptari nga Maqedonia e Veriut me banim në Zvicër që kishte ardhur për pushime, detaje të reja mësohen për ngjarjen. Shtatasit Kastriot Ramazani, Hamid Skuqi dhe Gazmend Doçi kanë mundur ta vjedhin makinën në momentin që drejtuesi i saj […]

Lexo më shumë

I vuri pistoletën te koka gruas që e priste në makinë, dalin detaje si ia vodhën paratë dhe “Audi Q5”-ën shqiptarit me pushime në Durrës

I vuri pistoletën te koka gruas që e priste në makinë, dalin detaje si ia vodhën paratë dhe “Audi Q5”-ën shqiptarit me pushime në Durrës

Publikuar më 13.08.2020
Ndërsa tre persona u arrestuan sot në Durrës, si autorët e g...

Ndërsa tre persona u arrestuan sot në Durrës, si autorët e grabitjes së makinës së një shqiptari nga Maqedonia e Veriut me banim në Zvicër që kishte ardhur për pushime, detaje të reja mësohen për ngjarjen. News 24 raporton se shtatasit Kastriot Ramazani, Hamid Skuqi dhe Gazmend Doçi kanë mundur ta vjedhin makinën në momentin […]

Lexo më shumë

Itali/ Kamioni përplas 6 makina, shpëton mrekullisht 2-vjeçarja shqiptare, prindërit në gjendje të rëndë

Itali/ Kamioni përplas 6 makina, shpëton mrekullisht 2-vjeçarja shqiptare, prindërit në gjendje të rëndë

Publikuar më 13.08.2020
Një familje shqiptare është përfshirë në një aksident tragji...

Një familje shqiptare është përfshirë në një aksident tragjik në Xhenova të Italisë, shkruan Notice.  Mësohet se në këtë aksident, një kamionka përplasur 6 makina, duke bërë që të paktë 5 persona të përfundojnë në spital me plag të rënda. Mes të plagurëve është edhe një familje shqiptare me 3 anëtarë. Prindërit dhe një e […]

Lexo më shumë

Ishte me pushime në Durrës, tre persona grabisin me armë turistin nga Zvicra

Ishte me pushime në Durrës, tre persona grabisin me armë turistin nga Zvicra

Publikuar më 13.08.2020
Tre persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi në b...

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin i vodhën nën kërcënimin e armës, automjetin luksoz dhe 6000 franga një shtetasi me banim në Zvicër, i cili kishte ardhur për pushime në Durrës. Gjatë operacionit u bllokua në cilësinë e provës materiale mjeti i vjedhur. Strukturat e Drejtorisë Vendore të […]

Lexo më shumë

Dhunoi vajzën e mitur, përfundon në pranga babai në Tiranë

Dhunoi vajzën e mitur, përfundon në pranga babai në Tiranë

Publikuar më 13.08.2020
Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ka ...

Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij. 41 vjeçari akuzohet se ka ushtruar në banesë dhunë fizike ndaj vajzës së tij minorene, shtetases K. Q., 17 vjeçe, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. “Nga specialistët për Hetimin e […]

Lexo më shumë

Po transportonte 12 emigrantë, arrestohet  28-vjeçari në Tiranë

Po transportonte 12 emigrantë, arrestohet  28-vjeçari në Tiranë

Publikuar më 13.08.2020
Një 28-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë, pasi...

Një 28-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte duke transportuar 12 emigrantë. Mësohet se arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e Policisë tek “Mbikalimi i Rinasit”, duke transportuar në drejtim të Kukësit, 12 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 150 euro secilit, […]

Lexo më shumë