Operacion i madh policor në Tepelenë, kapen mbi 500 kg drogë

Policia ka zhvilluar një operacion masiv dhe ka mundur të kapë 500 kilogramë kanabis sativa në fshatin Kordhaj të Tepelenës. Burimet policore kanë bërë me dije se droga është sekuestruar gjatë mbrëmjes së sotme.

Forcat blu kanë thënë se u arrestua në flagrancë një person. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon në mënyrë intensive. Është duke u punuar në mënyrë të vazhdueshme për të zbuluar se kush janë personat që qëndrojnë pas 500 kilogramëve lëndë narkotike.

/D.Xh/

Të tjera

Abissnet