ONM rekomandon ankimim për gjyqtarin Artur Malaj

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Artur Malaj. Komisionerët Publikë, pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.  Bazuar në pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t’ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publik

Më herët, Artur Malaj e kishte kaluar Vettingun nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Deri më tani, ONM ka ankimuar 5 vendime të marra prej KPK dhe ata janë për subjektet, gjyqtarë e prokurorë: Edmond Islamaj, Bashkim Dedja, Xhezair Zaganjori, Gentia Osmani, Gentian Medja.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet