OKB paralajmëron kundër “ndërkombëtarizimit” të konfliktit në Siri

Shefi i Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara (UNHCR), Filippo Grandi, paralajmëroi të hënën kundër “ndërkombëtarizimit” të konfliktit në Siri, pas përshkallëzimit të tensioneve midis Damaskut dhe Izraelit. “Ndërkombëtarizimi i luftës në Siri është gjëja që duhet shmangur, sepse na largon nga zgjidhja”, tha Grandi gjatë vizitës në kampin e refugjatëve Zatari, në veri të Jordanisë.

Tensionet janë rritur të shtunën, kur Izraeli ka thënë se ka rrëzuar një dron të Iranit, i cili ka fluturuar nga Siria në territorin izraelit. Izraeli më pas ka nisur sulme brenda Sirisë kundër “caqeve iraniane”. Grandi tha se “përshkallëzimi i luftës, dimensionet e reja janë jashtëzakonisht shqetësuese”. Grandi vizitoi edhe kampin e refugjatëve Azraq në Jordani. Jordania aktualisht strehon 657,000 refugjatë të regjistruar sirianë. /Rel/

Të tjera

Abissnet