×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Oj lale kujtova se binte shi, ato ishin lot e mi”-Agron Gjekmarkaj kujton se si bashkë me Flutura Açkën vajtuan ikjen e Grida Dumës nga Kuvendi

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, bashkë me deputetë të tjerë të PD-së u ngashëryen dy javë më parë ndërsa Grida Duma jepte fjalën e lamtumirës në Kuvend për t’u angazhuar si drejtuese emisioni në televizion. Ja si e kujton sot.

 Agron Gjekmarkaj

Ku leh qen e ku del tym me zu kjo kohë. Punët rreth e qark ma kanë bërë të pamundur pjesëmarrjen në Kuvend këtij muaji.

Kushedi sa i ka marrë malli për mua shokët e idealit. Kosta i Gramozit dhe Linditës ndal karavanet dhe i pyet për mua? Në kufijtë veriore dhe jugore dërgon vëzhgues. Të gjithë pyesin qysh e ka hallin qyqari?

Zëvendës Lideri Muli është parë i pikëlluar duke lënë në të shkuarën peng babaxhanllëkun e tij. Dash Sula u shfaq me golf të zi në shenjë zymtësie. Thilet e shamizat me përbuzje kishte shkelur me këmbë.

Gaz Bardhi i vu gjoksin mikrofonit si Mic Sokoli topit, e desh e copëtoi hekurin duke dëftyer trimëri me dushman.

Eduart Shalësi kokën rrotullonte se mos ndonjë e qeshur e zgjonte nga gjumi i kotësisë. Por shpresa nuk i përthyhej në realitet. Tao i mbështetur mbi gushen e vet si bilbilenjët e plagosur mbi dyfek mendonte shyqyr një me pak që çoç i duket vetja dhe me autoritetin tim sublim bën shakara.

Salianji ky xhind i pandreqshëm si Dhaskal Todri me Abetare në dorë u ngjit në foltore dhe më pas ja la në pëqi Çuçit me këshillën: po lexoni more se nuk vdisni, duke zgjuar zili tek gjysma e qeverisë dhe parlamentit ku secili për vete ja ndiente nevojën atij libri të bekuar. E shikonin librin e dashur dhe mërmërima aaaaa, bbbbbb, cccccc dëgjoheshin. Braçja si vox popoli vox dei recitonte: Abetare sa te dua me ato shkronjat e tua.

Si çdo gjë edhe mërzia e ka një fillim. Iku Grida! Që atë dekik nuk vura këmbë më në sallë. Në djall buxheti e porti i Durrësit.

Na këputi mërzia e ngashërimi. Gjëmat e opozitës na vunë përfund dhe këmbët na u lagen nga vaji. Sajme Korresh trimoshi qesh.

Jozit i ikin vitet si verës në qilar e ndjekur nga Albana dhe Ina pa konkurrencë meqënëse Grida s’jua begenisi organizatën.

Me Fluturën bëmë xhiron e botës portal me portal! Me kokën poshtë njëri, lart tjetra, habitëm dynjanë.

Ministrushet lozonjare e shpërndanin në grupe WhatsApp-i këtë mynxyrë si gra të forta që e bëjnë zap sentimentalizmin e qaramanllëkun. Pamje të tilla veç gaz u japin qerrateshave. Veç mërzi e Babos u shtjen të dridhurat.

Shumë jam mejtuar këtyre javëve qysh mund të ofroja konsulencë e ndihmë për qarje e ngashërime publike, për vikama e dihatje për ngjarjet të cilat ngado po i ofrohen horizontit

Javët e mungesës nostalgjinë për Joridën e bankës së cilës gjithashtu e qara i vërtitet si kurorë me ferra mbi krye ma shtuan.

Fillova të mendoj nëse Jorida trishtohet nga romuzet e “foltores” nga shkurtimi i emrit në Jori dhe ikën, çdo të bëja? Do qaja mbyturazi apo me denesje, rreket e lumit të Lanës ç’do të ishin para furise që nga xhani do me dilte?

Po mos e dhëntë zoti Tezja vendos të na lërë shëndenë vuajtjet e djaloshit Verter pesë me hiç do të qenë dhe lotët si shi do përmbysnin bulevardin. E sikur një ditë të bukur shikimi të na errësohet dhe në vesh na vjen kumbimi, iku Etilda na la, a mos do ndukja mjekrrën dhe çirrja faqet si Lek Dukagjini kur Skënderbeu i la dhe mjegulla u dend në shpirtin e arbërit?

Po nëse Mimi di Puccini me sheh vëngër me ngjyra kripe dhe ftohtësi akulli mos do të mbështetem në gjoksin e Babos derisa llaftari e lëngata të kalojnë?

Mos e yshtë Perëndia dhe Ulsiu rruan mjekrrën e ne të mësuar me atë fisnikëri të thinjur qysh do t’ja bëja si lotmadh që jam? Po sikur ajo që duket e largët befas e afërt të bëhej për refuzim intelektual Niko të japë dorëheqjen sa shami do duheshin me tha sytë e mi??

Mes kësaj lagështire shpirtërore po ikin ditët dhe si kam shijuar si duhet nga Tv sharjet e Babos, fjalimet e Elisës me recitime noliane, ato të teta Gertës mbi shëndetin publik, suksesin ndërkombëtar të Krifcës e zgjedhur në krye të një organizate ndërkombëtare për librat që duhet të lexojnë barinjtë dhe fyejt që fryjnë nder male! Edhe për Boren ndiej mall se s’kam kush ma ndan në nata behet dite, apo dita nate. Ah aq xhahil nuk mund te isha sa të mos kujtoja Margeritnë në qetësinë e saj vetmitare kur buxheti bluhet si në mulli.

Shpirti me këputet për Belën që me mushama mes shiut dhe suferinës inspekton kaskadat dhe shiu i jep melankoli njerëzore. Në panair të librit u shfaqen politikanë që blejnë libra me metër dhe figura!

Njëri bleu 1,5 metra libra, tjetri i donte ngjyrë kafe se i shkonin me mobiljen. Nuk e kam fjalën për Doktorin se ai për të lexuar s’ka të ndalur.

Me zor e duruan tështimën e alergjisë që ju shkakton letra, sidomos dikujt që kishte muaj i fshehur i uruari. Po dritë e diturisë e nxorri nga strofulla. Aldushi si korife i së mirës ka patur një kushëri të largët prift që në 1919 mundohej të sillte Europën në Shqipëri ndërsa mbrëmë Aldushi këndonte thoshte “thuaj sikter Europës si den baba den” si hyzmeqar lepe peqe i neotomanizmit.

Nga ekrani tigrushi duket më i humanizuar dhe ka filluar të lyejë flokët me bojën e preferuar. Damua vesh bluza të ngushta që të ekspozojë muskujt e bërë nga ndeshjet me Taon.

Ja kështu kalojnë ditët nën mejtime dhe të qara qe me kujtuan zulmen popullore

“oj oj oj lale

oj oj oj lale kujtova se binte shi

ato ishin lotet e mi”

Selam o shokë të betejave se dhe nesër nuk do jem! Mbeçë more shokë mbeçë!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Një javë pas vrasjes së çiftit shqiptar, autoritetet italiane rindërtojnë dinamikën e krimit: Autori qëlloi me një plumb ish-gruan dhe goditi 10 herë me thikë bashkëjetuesin

Një javë pas vrasjes së çiftit shqiptar, autoritetet italiane rindërtojnë dinamikën e krimit: Autori qëlloi me një plumb ish-gruan dhe goditi 10 herë me thikë bashkëjetuesin

Publikuar më 27.11.2022
Vrasja e çiftit shqiptar në Itali tronditi mbarë opinionin  ...

Vrasja e çiftit shqiptar në Itali tronditi mbarë opinionin  publik. Mediat italiane kanë sjellë sërish në qendër të vëmendjes ngjarjen e rëndë. Në një artikull të publikuar së fundmi thuhet se autori i ngjarjes së rëndë ish-bashkëshorti i Vera Myrtaj, Viron Karabollaj, fillimisht dyshohet se ka qëlluar në kokë ish-gruan e tij dhe më pas […]

Lexo më shumë

Dalin detaje mbi aksidentin që u mori jetën të rinjve në autostradë: Vdiqën 26-vjeçarja dhe një 24-vjeçare

Dalin detaje mbi aksidentin që u mori jetën të rinjve në autostradë: Vdiqën 26-vjeçarja dhe një 24-vjeçare

Publikuar më 27.11.2022
Dy vajza humbën jetën në një aksident që ndodhi rreth orës 0...

Dy vajza humbën jetën në një aksident që ndodhi rreth orës 02.00 të mëngjesit të së dielës në autostradën Durrës – Tiranë. Njëra prej tyre është identifikuar si Silva Gjergji, 26 vjeçe me origjinë nga Rubiku dhe Roxhesa Klironomi. Arbër Tivari dhe Roxhesa Klironomi Drejtues i automjetit ka qenë 26-vjeçari Arbër Tivari, banues në Durrës. […]

Lexo më shumë

Motorristi denoncon policin e Veliajt që u arrestua dje: Për 1 muaj merrte sufllaqe dhe fruta deti falas, për të mos më hequr patentën

Motorristi denoncon policin e Veliajt që u arrestua dje: Për 1 muaj merrte sufllaqe dhe fruta deti falas, për të mos më hequr patentën

Publikuar më 27.11.2022
Dje, një polic patrulle i komisariatit nr.1 dhe një polic i ...

Dje, një polic patrulle i komisariatit nr.1 dhe një polic i bashkisë Tiranë u arrestuan sepse vidhnin e grabisnin me dhunë banorët e Tiranës. Njëri prej tyre, Sajmir Muzikanti u denoncua më herët se ndalonte gjithashtu edhe motoristët që bënin shpërndarje dhe i kërcënonte se gjoja do i vinte gjobë rreth 100 mijë lekë. Për ta […]

Lexo më shumë

Ekrem Spahiu: 110 vjet pavarësi. Po bashkim kombëtar?

Ekrem Spahiu: 110 vjet pavarësi. Po bashkim kombëtar?

Publikuar më 27.11.2022
EKREM SPAHIU 28 nëntor 2022: 110 vjet të pavarur si shtet sh...

EKREM SPAHIU 28 nëntor 2022: 110 vjet të pavarur si shtet shqiptar, por të ndarë përgjysmë si komb. Aq sa arritje historike, aq edhe dramë kombëtare. Por të gjitha kombeve të ndara u takon e drejta natyrore të jetojnë të bashkuara. Historia botërore është e mjaftueshme për ta vërtetuar këtë të drejtë. Në atë ditë […]

Lexo më shumë

Tre vite pas tërmetit, Luljeta Bozo: Fshatarët hynë në vila që s’i kanë ëndërruar kurrë

Tre vite pas tërmetit, Luljeta Bozo: Fshatarët hynë në vila që s’i kanë ëndërruar kurrë

Publikuar më 27.11.2022
Dje, në 3-vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit 2019, deputetja...

Dje, në 3-vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit 2019, deputetja e PS-së, Luljeta Bozo, lavdëroi qeverinë që ka bërë me shtëpi mijëra familje. “Tërmeti ishte një gjë e frikshme është një ndër katastrofat natyrore që ndodhin shpesh. Është një fenomen i frikshëm. Shumica ishin të papërgatitur. Pati shumë shkatërrime ç’është e vërteta. Problem i parë ishte […]

Lexo më shumë

Vidhnin të rinjtë që i kapnin me kanabis te Liqeni Artificial, ja dy policët e arrestuar

Vidhnin të rinjtë që i kapnin me kanabis te Liqeni Artificial, ja dy policët e arrestuar

Publikuar më 26.11.2022
Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e ...

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e dy efektivëve që kryenin grabitje në zonën e Liqenit Artificial. Burimet bëjnë me dije se Serxhio Cani 23 vjeç dhe polici bashkiak Sajmir Muzikanti 39 vjeç akuzohen se vidhnin të rinjtë të cilët konsumonin kanabis në zonën e Parkut të Liqenit artificial në kryeqytet në […]

Lexo më shumë

Lihen në burg 10 të arrestuarit për laboratorin e kokainës në Frakull, mes tyre edhe drejtori i OST-së

Lihen në burg 10 të arrestuarit për laboratorin e kokainës në Frakull, mes tyre edhe drejtori i OST-së

Publikuar më 26.11.2022
Gjykata e Posaçme rikonfirmoi sot masat e sigurisë “arrest n...

Gjykata e Posaçme rikonfirmoi sot masat e sigurisë “arrest në burg” për 10 personat e arrestuar për laboratorin e drogës që u zbulua në Frakull të Fierit. Personi që e ka porositur plehun organik nga Kolumbia, Zenel Çervenaku, ka pretenduar se nuk ka pasur asnjë dijeni për sasinë e lëndës narkotike nëpër thasë. Sipas tij, […]

Lexo më shumë

Kryenin grabitje me dhunë në zonën e Liqenit Artificial, autorët ishin dy policë

Kryenin grabitje me dhunë në zonën e Liqenit Artificial, autorët ishin dy policë

Publikuar më 26.11.2022
Dy efektivë kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi...

Dy efektivë kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për grabitje në zonën e liqenit Artificial të Tiranës. Policët, konkretisht polici i Patrullës së komisariatit nr1. Serxhio Cani 23 vjeç dhe polici bashkiak Sajmir Muzikanti 39 vjeç akuzohen se kanë vjedhur dy qytetarë. Po ashtu mësohet se të dyshuarit u mbajtën nën […]

Lexo më shumë