“Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”, Kadare vlerësohet me titullin më të lartë nga Macron

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare është vlerësuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron me titullin më të lartë shtetëror, “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”.

“E themeluar nga Napoleon Bonaparte në 1802, Legjioni i Nderit është më i larti i dallimeve kombëtare franceze. Sot, ajo ka 92,000 anëtarë, të shpërblyer për meritat e tyre të shquara në shërbim të kombit “, tha Kancelaria e Madhe e Legjionit të Nderit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur, ish-ministrja e kulturës Mirela Kmbaro e cila shprehet se ky vit i parë i kësaj dekade të re nuk mund të niste më mirë.

 “Ismail Kadare, Oficer i Madh i Legjionit te Nderit! Ka vetem 250 te tille sot ne France. Nuk mund te fillonte me mire ky vit 2020! Me dekret te posaçem te Presidentit te Frances Emmanuel Macron, shkrimtari yne, pasi fitoi titullin prestigjioz “Komandant i Legjionit te Nderit” ne vitin 2016, shpallet sot “Grand Officier de la Legion d’Honneur”. Faleminderit Ismail. Merci la France”, shkruan Kumbaro.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komente

  1. Kusurmadhi says:

    Nuk më çudit fakti e pse Kadareja ka marrë dekoraten “Oficer i madh i Legjionit të nderit” nga Presidenti i Frances Emanuel Makroni, por ajo që më le me gisht në gojë, është fakti se çfarë ngjashmërie ka Kadareja me Esat Pashë Toptanin që dhe ky është dekoruar nga Raymond Puankara në prill të vitit 1916 me të njëjtin titull ? Ky i fundit njihej si mik i Serbisë…po Kadareja mik i kujt ngelet që të jetë?!..

  2. drita bashaj says:

    Po per cfare sherbimi ndaj Frances i jepet ky titull??? Ai ka deklaruar qe eshte thjesht nje shkrimtar dhe jo politikan apo aktivist shoqeror. Pasi Makron e la Shqiperine jashte tratativave per t’ju afruar BE, dekoroi Isen si shqiptar te zgjedhur per politikat djallezore dhe mashtruese franceze, ne ujdi me rusin dhe serbin.

Të tjera

Abissnet