Nxitën urrejtje ndaj myslimanëve në bregdet, në kërkim dy radikalë shqiptarë

Policia ka shpallur në kërkim dy radikalë shqiptarë që ofendonin pushuesit myslimanë në bregdetin shqiptar.

Mësohet se në kërkim janë A.Z,,  39 vjeç, banues në Hot, Malësi e Madhe dhe L.M,  36 vjeç, banues në Kallmet Lezhë. Këta dy persona, në një video të publikuar në një media kosovare, dëgjohen teksa thonë “do ju djegim për së gjalli si serbi”.

Mbi ta rëndon akuza për veprën penale të “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve” si dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet