Nxirret pas 12 orësh nga lumi furgoni i bllokuar në Zall Bastar (FOTO)

Foto 1 nga 2 Pas Para

Është nxjerrë pas më shumë se 12 orësh nga lumi i Zall Bastarit, furgoni i pasagjerëve që u bllokua dje si pasojë e vërshimeve të ujit.

Me ndihmën e mjeteve të siguruara nga administratori i njësisë si dhe angazhimit të banorëve, u bë e mundur nxjerrja nga vërshimet e lumit të furgonit “Benz”.

Furgoni mbeti i bllokuar ndërkohë që po transportonte pasagjerë dje rreth orës 18:00.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk pati të lënduar, pasi shoferi dhe pasagjerët mund të dilnin nga mjeti.

Të tjera

Një farsë kosovare

Nga Agron Bajrami Në Kosovë, ka kohë që nuk përbën kurrfarë befasie kur politikanët shkelin fjalën e dhënë, abuzojnë me…

Abissnet