Nxirren edhe katër trupa nga anija e fundosur në Danub

Ekipet e shpëtimit nisën operacionin për të nxjerrë një anije turistike që u mbyt në lumin Danub në Budapest, muajin e kaluar.

Anija Mermaid, e cila transportonte turistë të Koresë së Jugut, u përplas me një anije lundrimi dhe u fundos, duke shkaktuar vdekjen e 20 njerëzve.

Ndërsa sot, REL shkruan se edhe katër trupa të pajetë u nxorën nga anija e mbytur.

Ata besohet se u përkasin tre jugkoreanëve dhe kapitenit hungarez.

Përpjekjet e shpëtimit u penguan ditëve të fundit nga nivelet e larta të ujit, të shkaktuara nga shirat.

Kapiteni i anijes së lundrimit u arrestua nën dyshimet për sjellje të pakujdesshme në trafikun ujor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet