Nxënëset rrëfejnë tmerrin e përjetuar në aksident: Minibusi u rrokullis 4 herë dhe…

Nxënësit që udhëtonin me minibus drejt shkollës së mesme ku mësonin, kanë përjetuar momente tmerri dhe paniku gjatë aksidentit të ndodhur një ditë më parë në Skrapar. Vajzat tregojnë minutat e tmerrit që kanë përjetuar dhe transportimin e tyre për në spital.
Në spitalin e Beratit aktualisht po marrin mjekim dy nga nxënëset që u lënduan nga aksidenti. Erika dhe Anxhela thonë se makina ka dalë nga rruga, pasi shoferi humbi kontrollin e mjetit. Sipas “BalkanWeb”, ato thonë se makina u rrokullis disa herë, e më pas ra në përrua.
Një ditë më parë, familjarët e nxënësve pretendonin se shoferi kishte tentuar një parakalim në momentin kur ka humbur kontrollin e mjetit. Por ekspertiza paraprake e policisë ka treguar se makina kishte pësuar një defekt teknik.
Megjithatë shoferi i minibusit u arrestua nga policia, pasi akuzohet për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Nga aksidenti pësuan lëndime 11 nxënës, por pas mjekimit ata janë kthyer në shtëpi, ndërsa tre prej tyre vijojnë të qëndrojnë në spital, dy në Berat dhe një në Tiranë.

Të tjera

Leksioni i Studentëve

Nga Zef Bushati Përtej kryefjalës së këtyre ditëve “student” dhe përpjekjeve të kuptueshme për pronësimin politik të protestës, e cila…

Abissnet