Nusja “single” ka kurorëzuar ëndrrën e saj, martohet e vetme por me një dasëm stil!

Publikuar më 26. 09. 2017 nga Xhensila Demollaj

Torta , buqeta , fustani i gjatë i bardhë më një bisht të madh: nuk mungonte asgjë andaj mund ta quajmë me plot gojë një dasëm perfekte. Por nuk mund të mos të themi se dikush mungonte… dhëndri në altar. Laura 40-vjeçe nga Lissone e Monzës, instruktore palestre, ka realizuar ëndrrën e saj të nuses beqare që të martohej e vetme me një festë të madhe.


Siç duket edhe në foto Laura e ka shijuar shumë dasmën e saj dhe nuk e ka ndjerë mungesën e një dhëndri. Ajo ka kënduar, ka hedhur lulet dhe ka kërcyer gjatë gjithë kohës.

“Të duash veten tënde përpara se të dojë dikush tjetër” – është motoja e saj. Pas eventit të rëndësishëm të jetës së saj ajo ka hapur edhe një faqe në Facebook me emrin “Laura Mesi Sposa Single” (Laura Mesi nusja beqare). Kjo për ti thënë të gjitha vajzave “single” që të jesh vetëm në këtë botë nuk është diçka e jashtëzakonshme.

Blitz.al