Nusja helmoi vjehrrën, flasin fqinjët: Na thanë se vdiq nga infarkti!

Një vit pas vdekjes së 48-vjeçares Lirije Lami, policia zbuloi se ajo nuk ka pësuar vdekje natyrale por është helmuar nga nusja e djalit.
Nusja Marjana Cmeta, helmoi vjehrrën, duke i hedhur fotoksinë në ushqim. Një nga personat e arrestuar është edhe hoxha Hysen Shehu. Ai akuzohet për moskallëzim krimi.
Fqinjët e Lirie Lamit janë shprehur se ndihen të tronditur nga ngjarja.
“Ajo ishte një grua e mirë, u tha se vdiq nga infarkti në zemër. Nuk kishim dijeni për konflikt midis tyre. E morëm vesh më vonë se çfarë ka ndodhur”, janë shprehur fqinjët.
Disa muaj pas ngjarjes të ndodhur në prill 2017, Marjana Cmeta u rrëfye tek hoxha Hysen Shehu. Ajo pranoi se ka helmuar vjehrrën dhe kërkonte faljen e mëkateve nga Allahu.
Ketë rrëfim hoxha e regjistroi në video dhe vuri në dijeni Agim Lamin, bashkëshort i viktimës dhe vjehrri i nuses së arrestuar. Po ashtu edhe Arben Saliun, kushëriri i Agimit. Edhe këta dy të fundit akuzohen për moskallëzim krimi.
Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrëveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës, thanë burime zyrtare nga Policia e Tiranës.

Të tjera

Abissnet