×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Numër i lartë infektimesh nga Covid-19 në vend, 7 humbje jete dhe 451 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4081 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 451 qytetarë, në këto bashki:
227 raste në Tiranë, 38 në Fier, 31 në Durrës, 21 në Korçë, 17 në Berat, 12 në Sarandë, nga 11 raste në Shkodër, Kavajë, 10 në Pogradec, 9 në Pukë, nga 6 raste në Kukës, Krujë, nga 5 raste në Lezhë, Dibër, Delvinë, nga 4 raste në Tropojë, Lushnje, Divjakë, nga 3 raste në Has, Kamëz, nga 2 raste në Librazhd, Gramsh, Kuçovë, Vlorë, Vorë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Mirditë, Kurbin, Mat, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Kolonjë.
Janë 12,700 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 242 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 7 qytetarë: 2 qytetarë nga Fieri të moshave 49-62 vjeç, 1 qytetare 58 vjeçe nga Elbasani, 1 qyterare 64 vjeçe nga Vlora, 1 qytetar 70 vjeç nga Kavaja, 1 qytetar 78 vjeç nga Tirana, 1 qytetar 85 vjeç nga Gjirokastra.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 533 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148,117 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 451
Të shëruar në 24 orë 533
Të shtruar në spitale 242
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 4081

Testime totale 1,155,721
Raste pozitive 163,404
Raste të shëruara 148,117
Raste Aktive 12,700
Humbje jete 2,587

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5410
Shkodër 1351
Fier 1197
Durrës 1185
Vlorë 742
Lezhë 599
Elbasan 627
Berat 500
Kukës 307
Korçë 306
Gjirokastër 259
Dibër 217

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

E reja nga Gjirokastra mbyll në çmendinë të ëmën për ti marrë shtëpinë!

E reja nga Gjirokastra mbyll në çmendinë të ëmën për ti marrë shtëpinë!

Publikuar më 25.10.2021
Emisioni “Stop” mbrëmjen e sotme ka publikuar historinë e Kr...

Emisioni “Stop” mbrëmjen e sotme ka publikuar historinë e Krisanthi Kore nga Gjirokastra. Krisanthi Kore, 76 vjeçe, denoncon se si është burgosur dhe dërguar në çmendinë nga vajza e saj me ndihmën e policisë, prokurorisë dhe gjykatës Gjirokastër, vetëm për t’i marrë pronën të moshuarës. E moshuara  tregon problemet nisë në vitin 2007 pasi i […]

Lexo më shumë

FOTO/ Pamje që na kishin munguar, tifozët “djegin” stadiumin sapo starton derbi

FOTO/ Pamje që na kishin munguar, tifozët “djegin” stadiumin sapo starton derbi

Publikuar më 25.10.2021
Tifozët e Tiranës dhe Partizanit kanë pritur që të startojë ...

Tifozët e Tiranës dhe Partizanit kanë pritur që të startojë sfida, për të treguar se sa i kishte munguar ky derbi qytetit. Menjëherë flakadanë kanë pushtuar fushën e blertë duke prodhur një atmosferë elektrizuese në stadium. Retë e tymit kanë mbuluar fushën dukë bërë që ndeshja të ndërpritet për disa minuta, por më pas nisi […]

Lexo më shumë

U vranë për tokën, si ndodhi krimi i dyfishtë në Vlorë, fqinjët të tronditur: Dëgjuam ulërima! Djali ishte i pamartuar, xhaxhai rrinte në qytet!

U vranë për tokën, si ndodhi krimi i dyfishtë në Vlorë, fqinjët të tronditur: Dëgjuam ulërima! Djali ishte i pamartuar, xhaxhai rrinte në qytet!

Publikuar më 25.10.2021
Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i dyfishtë brenda f...

Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i dyfishtë brenda familjes në Vlorë, ku nipi 39-vjeçar Genci Koreta ka vrarë xhaxhanë e tij, Jorgji Koreta, 64-vjeç. “Nuk di gjë fare çfarë ka ndodhur, në televizor po e dëgjojmë. I njohim të dy, më vjen keq për djalin, i pamartuar, është gati 40 vjeç”, u […]

Lexo më shumë

Aksident në Lezhë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen dy persona

Aksident në Lezhë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen dy persona

Publikuar më 25.10.2021
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti...

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidentit. Ngjarja ndodhi në rrugën Lezhë-Shkodër, në lagjen e ish frutores dhe sipas informacioneve paraprake makina doli nga rruga. Të plagosurit ndodhen ne spitalin rajonal të Lezhës. Ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve te këtij aksidenti.

Lexo më shumë

Krim brenda familjes në Vlorë, nipi vret xhaxhanë dhe më pas veten

Krim brenda familjes në Vlorë, nipi vret xhaxhanë dhe më pas veten

Publikuar më 25.10.2021
Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së hënës në Vl...

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së hënës në Vlorë. Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për dy viktima. Krimi ka ndodhur brenda një familjeje, fshatin Llakatund. Nga të dhënat e para, bëhet e ditur se nipi dyshohet të ketë vrarë xhaxhanë dhe më pas edhe veten e tij. NJOFTIMI I POLICISE Në fshatin […]

Lexo më shumë

Protesta të dhunshme dhe kimikate në qendër të Athinës për 20-vjeçarin rom të vdekur (Video+Foto)

Protesta të dhunshme dhe kimikate në qendër të Athinës për 20-vjeçarin rom të vdekur (Video+Foto)

Publikuar më 25.10.2021
Rreth 1000 protestues nga organizatat e majta jashtëparlamen...

Rreth 1000 protestues nga organizatat e majta jashtëparlamentare marshuan në qendër të Athinës duke mbajtur një pankartë ku shkruhej “policia vret”. Policia i kishte nën vëzhgim të kujdesshëm ndërsa marshimi drejtohej drejt Parlamentit. Në Stadiou, shpërthyen përleshje mes policisë dhe protestuesve, ku të parët përdorën edhe kimikate.

Lexo më shumë

Helmimi në Krujë, reagon policia: 35 persona kanë shkuar në spital, presim përgjigjet e analizave!

Helmimi në Krujë, reagon policia: 35 persona kanë shkuar në spital, presim përgjigjet e analizave!

Publikuar më 25.10.2021
Policia e Krujës, pas marrjes së njoftimit mesditën e sotme,...

Policia e Krujës, pas marrjes së njoftimit mesditën e sotme, nga urgjenca e Spitalit të Krujës, se dy ditët e fundit kanë shkuar për ndihmë mjekësore, rreth 35 shtetas, të cilët dyshohet se janë helmuar, menjëherë ka ngritur grupin hetimor, i cili ka shkuar në spitalin e Krujës dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave […]

Lexo më shumë

COVID-19/ MSH: Përgjysmohen rastet e reja, rritet numri i viktimave në 24 orë

COVID-19/ MSH: Përgjysmohen rastet e reja, rritet numri i viktimave në 24 orë

Publikuar më 25.10.2021
Janë ulur ndjeshëm rastet e reja me Covid-19 në vend. Minist...

Janë ulur ndjeshëm rastet e reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit 264 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga 444 që ishin një ditë më parë. Ndërkohë kemi një rritje të lehtë të fataliteteve ku 6 qytetarë kanë humbur jetën nga 4 që ishin dje. COVID19 […]

Lexo më shumë