Nuk u grumbullua nga Panuçi, Seferi i shpall besnikëri Shqipërisë

Ndonëse nuk mori një ftesë nga trajneri Kristian Panuçi për dy ndeshjet e marsit, Taulant Seferi i shpall besnikëri fanellës kuqezi.

Këtë vit ai përfundoi aktivizimin me Shqipërinë U21, dhe është i gatshëm të presë për t’u grumbulluar nga kombëtarja e madhe.

Përmes një statusi në “Facebook” ai ka shkruar: “I gatshëm gjithmonë për Kuq e Zi edhe pse nuk isha në Listën e z.Panuçi gjithmonë do pres të jem pjesë e Kombëtares me të mirë.
Veçanërisht falënderoj Tifozët Kuq e Zi për përkrahjen dhe mesazhet e pafundme që arrin në adresën time, jeni më të mirët, ndërsa Kombëtares i uroj suksese”.

Mesazhet e Seferit vijnë në një kohë kur sulmuesi më në formë shqiptar Durmishaj vendosi të luajë për Greqinë në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet