Nuk rrëmbeu asnjë çmim në “Grammy”, reagon Bebe Rexha: Për mua fitore janë…

Përveç Dua Lipës, tjetër shqiptare në “Grammy Awards” ishte edhe Bebe Rexha, e cila ishte e nominuar në dy kategori por nuk arriti të rrëmbente asnjë çmim.

Pas ndarjes së çmimeve natën e mbrëmshme në Staples Center në Los Angeles, ka ardhur edhe reagimi i Bebe Rexhës, e cila nuk e konsideron veten si humbëse.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Bebe Rexha tha se fitore për të ishin edhe nominimet.

“Faleminderit Grammy Awards për mbrëmjen më të mrekullueshme dhe nderin që isha e nominuar në dy kategori me artistë kaq të talentuar dhe të respektuar. Sonte jam në një festë mes “një fituesje dhe humbësje” sepse për mua fitorja janë nominimet,”-shkruan këngëtarja.

Ndërkohë bashkëatdhetarja e saj Dua Lipa arriti të rrëmbente dy çmime “Grammy Awards”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet