Nuk respektojnë kalimtarët, ndëshkohen dhjetëra shoferë në kryeqytet (Video)

Policia e kryeqytetit ka zhvilluar një sërë kontrollesh në Tiranë pas ankesave të qytetarëve se shoferët nuk respektojnë vijat e bardha dhe pikat e kalimit të kalimtarëve. Sipas Policisë Rrugorë janë ndëshkuar me dhjetëra shoferë pasi nuk kanë respektuar kodin gjatë qarkullimit të tyre.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës, referuar ankesave që përcjellin këmbësorët por jo vetëm, për shkak të mosdhënies së përparësisë së ndërsjellët në raport mjet këmbësor dhe anasjelltas, organizoi disa pika kontrolli të ndryshme në rrugët e kryeqytetit, me qëllim monitorimin, sensibilizimin por edhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor që janë një shqetësim dhe rrezik permanent në rrugët e kryeqytetit, ku mjafton të analizosh aksidentet rrugore me pasoja fatale, për të kuptuar rrezikun që u kanoset, por edhe drejtuesve të mjeteve njëkohësisht.

Nga kontrollet e ushtruara janë konstatuar dhe

  • ndëshkuar 65 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.
  • ndëshkuar 45 drejtues mjetesh për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjeteve.
  • ndëshkuar 42 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.
  • ndëshkuar 27 drejtues mjetesh për shkelje semafori.
  • janë këshilluar shumë në lidhje me detyrimet dhe normat e sjelljes gjatë përdorimit të rrugës.

Ndërkohë gjatë kontrolleve policore për shkeljet e lartpërmendura, është verifikuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës një drejtues mjeti i cili rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.10 mg/l si dhe janë vendosur 478 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet